Kryeministri Berisha inauguroi ujësjellësin e komunën Dermenas
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e ujësjellësit në komunën Dermenas. Ujësjellësi i ri, financim i i Fondit Shqiptar për Zhvillim, me vlerë rreth 14 milionë lekë dhe furnizon me ujë katër mijë banorë të kësaj zone.
Kryeministri Berisha u shpreh se ky është një tjetër investim për furnizimin me ujë të qytetarëve.
“Furnizimi me ujë i qytetarëve është një tjetër përparësi e qeverisë dhe ne po ecim me vendosmëri drejt përmbushjes së këtij zotimi”, tha Kryeministri.