E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët e Shën Pjetrit falënderojnë Kryeministrin Berisha për vizitën historike, e para e një Kryeministri në këtë fshat

Në vazhdim të takimeve të zhvilluara në komunën Topojë, Kryeministri Berisha u ndal sot në një nga familjet e fshatit Shën Pjetër, në familjen e Thoma Mitrushit. Në këtë vizitë Kryeministri shoqërohej nga kryetari i komunës së Topojës, zoti Spiro Zarka dhe drejtues të tjerë të pushtetit vendor.

Familja Mitrushi dhe banorë të tjerë të fshatit Shën Pjetër e falënderuan Kryeministrin Berisha për vizitën, pasi kjo është vizita e parë e një Kryeministri në këtë fshat. Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri Berisha i informoi ata Shqipëria po ndryshon në çdo cep të saj, dhe se qeveria po investon jo vetëm në rrugë të mëdha por po investon në çdo rrugë dhe rrugicë në çdo të vendit.

Kryeministri u shpreh se në kuadër të procesit të decentralizmit, pushtetit lokal i kanë kaluar rreth 120 milionë dollarë taksa, të cilat do të përdoren për realizimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Kryeministri Berisha, ndërsa vlerësoi punën e deritanishme të kryetarit të komunës së Topojës, u shpreh se qeveria do të mbështesë të gjitha projektet e kësaj komune.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›