E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha inspekton punën për realizimin e projektit për thellimin e lumit të Bunës

- Kryeministri Berisha u shpreh se me shpejtësi do të  hartohet projekti përfundimtar i shndërrimit të Bunës në një lum siç ka qenë shekuj më parë, i lundrueshëm.”
Kryeministri Berisha, i cili vizitoi sot  Shkodrën, u ndal  në derdhje të  Bunës  ku u takua me inxhinierët dhe stafin teknik të anijes, të cilët po realizojnë projektin e thellimit të lumit të Bunës dhe shndërrimin e tij në një lumë të lundrueshëm.
Duke i përgëzuar  për punën e nisur, Kryeministri u shpreh se, ndonëse në kushte emergjence, ata u bënë pionierë te njërit prej projekteve më mahnitëse dhe më të bukura të këtij vendi, që është thellimi dhe shndërrimi i Bunës në një lum të lundrueshëm.  “Ky është një projekt për të cilin ne kemi rënë dakort me Malin e Zi. Sigurisht që ky thellim po bëhet me emergjencë, por ne me shpejtësi do ta hartojmë një projekt përfundimtar, të shndërrimit të saj në një lum siç ka qenë shekuj më parë, i lundrueshëm.”
Kryeministri u shpreh se realizimi i kësaj vepre do të mundësojë në radhë të parë  mbrojtjen e qytetit të Shkodrës, duke bërë një evakuim më të fuqishëm të  ujërave  të Bunës, por nga ana tjetër, do të krijojë edhe mundësinë e një prej udhëtimeve turistike më të bukura, nga brigjet e Malit të Zi, Ulqinit, Tivarit, Budva e më tutje.13/01/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›