E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ishte i pranishëm, sot paradite, në takimin e organizuar me forumet e grave të Partisë Demokratike dhe partive të koalicionit. Në këtë takim festiv merrnin pjesë gra inte

Kryeministri Berisha ishte i pranishëm, sot paradite, në takimin e organizuar me forumet e grave të Partisë Demokratike dhe partive të koalicionit. Në këtë takim festiv merrnin pjesë gra intelektuale nga fusha të ndryshme të artit, kulturës, shkencës, etj.

Në përshëndetjen e rastit, Kryeministri Berisha vlerësoi me respekt dhe mirënjohje kontributin e çmuar të grave në zhvillimin e jetës së vendit.

Duke besuar në fitoren e sigurt të 18 shkurtit, Kryeministri, ndër të tjera u shpreh:

"Dëshiroj tu drejtoj ju, sot, përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh, respektin e pakufishëm për të gjithë kontributin tuaj, në zhvillimin e këtij vendi, në jetën e këtij vendi. Unë dua tu uroj gjithashtu gëzuar fitoren e 18 shkurtit. Ju në këtë takim madhështor vendosni firmën tuaj në fitoren e madhe dhe të shkëlqyer të 18 shkurtit.

18 muaj më parë, kur vendi shkonte drejt betejës elektorale të 3 korrikut qarkullonin në Tiranë dhe në Shqipëri mendime te ndryshme. Përballë nesh ishte establishmenti i krimit te organizuar, me të egër në Evropë. Përballë nesh ishte mafia më kërcënuese që kombi kishte njohur në historinë e tij, por njësoj siç isha i bindur në besimin tim tek zoti, isha i bindur tek fitorja dhe ky besim kishte një burim dhe vetem një burim që ishte mbështetja e nënave, grave, vajzave, motrave shqiptare, për partinë demoktratike, per te ardhmen e vendit.

Atëherë të gjitha edupet me shifrat e tyre nuk fshihnin dot një të vërtetë se për Partinë Demokratike do të votonin 60 % e grave shqiptare dhe ky ishte burimi i të gjithë besimit tim tek fitorja e tre korrikut, ky ishte burimi i të gjithë energjive, pra në këtë fitore merita është e juaja.
Sërish të gjitha sondazhet faktojnë se 62 % e zonjave, grave dhe vajzave të Tiranës dhe të Shqipërisë mbështesin Sokol Olldashin dhe kandidatët e këtij koalicioni të madh. Por unë këtë besim nuk e kisha vetëm nga fakti se ju jeni shumica e shqiptarëve, por vinte edhe nga një fakt tjetër shumë intersant. Nga fakti se në të gjitha kohërat, piktorët, kineastët, që të gjithë ata që i thurën lavdi fitores asnjëherë nuk e stigmatizaun atë me nje burrë, por gjithnjë vetëm me nje grua, si për ti faktuar shoqërisë se është gruaja ajo që mban shpirtin , esencën, energjinë e fitores. Ndaj dhe unë dua tu garantoj, ju, se Sokol Olldashi është fytyra e re e Tiranës sepse ai do të përfaqsojë fytyrën e fëmijëve tuaj, fytyrën tuaj, fytyrën e familjeve tuaj.

Sokol Olldashi është fytyra e re e Tiranës sepse ai përfaqëson vlerat që ju ndani njëri me tjetrin, me familjarët tuaj, me miqtë tuaj , me bashkëqytetarët tuaj. Olldashi është fytyra e re Tiranës sepse ai përfaqëson solidaritetin e madh shoqëror, kohazionin e kësaj shoqërie, të një shoqërie qytetare, solidaritetin e saj.
Unë kam bindje të madhe se Olldashi përfaqëson vizionin më të shkëlqyer të Tiranës zonjë, ashtu sic e shprehu ai vetë, të Tiranës së fitores, të Tiranës që do të ketë në shtëpinë e saj të parë sinqeritetin , ndershmërinë, besimin, dashurinë, respektin për qytetarët, për Tiranen, e cila do të ketë vizionin e madh që meriton si truri i kombit, si zemra e tij , ndaj dhe Tirana nuk është vetëm për qytetarët e Tiranës, zemra jonë, është për çdo shqiptar, zemra jonë.

Përballë Sokol Olldashit garon një humbës, ose më mirë të themi një humbëtirë e vërtetë, sepse zoti Edvin do të largohet nga skena si një humbëtirë e vërtetë. Ti, zoti Edvin nuk e deshe kurrë qytetin, ti u përqëndrove tek blloku dhe e harrove qytetin, ti u përqëndrove tek bulevardi dhe i harrove fare qytetarët, ti u përqëndrove tek fasadat dhe i harrove njerëzit që jetonin pas tyre. Ti u përqëndrove tek pallatet e tua dhe harrove strehimin e qytetareve. Ti, zoti Edvin, je Edvin humbëtira, jo se unë ti them këto për kundërshtar, pasi e kam gjithnjë të palëkundur respektin për kundërshtarin, por ti e ke shkelmuar në mënyrën më të papranueshme trashëgiminë më të madhe të këtij qyteti. Edvin Rama shkatërroi lagjet më të bukura të tij, i betonoi ato, shkatërroi pemët e mrekullueshme të tij, i betonoi ato, shikoni lulishtet në vend të barit ka vendosur beton. Per kete arsye ai duhet të largohet sa më parë.

Edvin, qytetit duhet ti kërkosh të falur në rast se të ka mbetur edhe kuanti i fundit i njerëzisë, ti kërkosh të falur se qytetin e more me 5 kinema dhe e ke katandisur me një kinema, ti kërkosh të falur se i ke katandisur shkollat e këtij qyteti si shkolla të botës së katërt, me 54 nxënës në një klasë. Ti kërkosh të falur se e ke katandisur me ndotjen më të madhe në Evropë. Dikur kishim Elbasanin, qytetin që përjetonte pluhurin dhe hirin e një përbindëshi që nuk I shërbeu njerëzve kurrë, ndërsa sot Tirana e ka tejkaluar Elbasanin dhe çdo qytet tjetrë të Evropës për nga ndotja dhe vetëm e vetëm se kryebashkiaku është i pangopur në babëzinë e tij.

Edvin duhet ti kërkosh të falur qytetit sepse ti nuk mbart asnjë nga vlerat e tij, sepse ti e dhunove trashëgiminë e tij, sepse vizioni yt ishte betoni, xhepi, kontoja jote bankare. Kjo është java jote e fundit, ndaj dhe më 18 shkurt qytetarët e Tiranës do të votojnë për njëri-tjetrin, për Tiranën e fëmijëve të tyre, Tiranën e shkollave moderne, Tiranën e furnizmit me ujë, Tiranën e shërbimeve sociale, Tiranën në të cilën, nga fëmija tek i moshuari do të gjejnë veten tyre, Tiranën qytetin e vizionit evropian, Tiranën që do të bashkojë Shqipërinë me Evropën."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›