E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha komenton çështjen e çertifikatave në njësitë bashkiake të drejtuara nga socialistët

Gjatë vizitës në qytetin e Kavajës, Kryeministri Berisha iu përgjigj interesimit të medias lidhur me mosdhënien e çertifikatave për qytetarët nga njësitë bashkiake që drejtohen nga socialistët, duke bërë këto komente:

"Mund t'ju them se ne po punojmë për të reduktuar në maksimum çertifikatën, por ata që bëjnë shtetin paralel të jenë të sigurt se bëjnë një gabim tragjik për veten e tyre. Shteti ligjor është dhe mbetet përcaktimi ynë absolut. Ndaj, duke vlerësuar të gjithë kontributet e qeveritarëve vendorë, theksoj se shteti paralel do të ketë përgjigjen më të rreptë ligjore".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›