E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha komenton zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni

Kryeministri Berisha në një prononcimi për media, komentoi sot zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni. Duke dënuar aktet e dhunës që u shfaqën gjatë këtij procesi, Kryeministri shprehu besimin se autoritetet maqedonase të zgjedhjeve dhe grupi ndërkombëtar i vëzhgimit do të japin rekomandimet më të mira për zgjidhjen e problemeve të krijuara, në mënyrë që çdo qytetar të shprehë lirisht vullnetin e tij.

Ndër të tjera, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Dje u zhvilluan zgjedhjet parlamentare në vendin mik, në Maqedoni. Në këto zgjedhje ka pasur disa incidente, të cilat kanë krijuar tensione dhe frikë që nuk shkojnë në frymën e zhvillimit normal të zgjedhjeve. Sidoqoftë dënoj çdo akt dhune. Unë e kam ndjekur procesin e votimit dhe kam komunikuar me telefon me dy liderët kryesore të partive politike shqiptare në Maqedoni. Unë kam besim se autoritetet maqedonase të zgjedhjeve dhe grupi ndërkombëtar i vëzhgimit do të japin rekomandimet më të mira për riparimin e problemeve të krijuara, në mënyrë që çdo qytetar i këtij vendi të shprehë lirisht vullnetin e tij”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›