Vizat, ministri i Brendshëm Lulzim Basha viziton nesër Brukselin

Liberalizimi i vizave do të jetë në fokus të vizitës që ministri i Brendshëm Lulzim Basha do të zhvillojë në Bruksel. Basha pritet të takohet me Komisioneren për çështjet e brendshme, Cecilia Malmstrom dhe zyrtarë të tjerë të Komisionit Evropian, për të marrë prej tyre një qëndrim korrekt, lidhur me procesin e heqjes së vizave. Basha pritet të diskutojë mbi progresin e bërë nga Shqipëria për kriteret e përmbushura në udhërrëfyesin e vizave. Në fund të marsit Shqipërinë e vizitoi raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, eurodeputeti Nikolaos Chountis, i cili vlerësoi përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit nga qeveria shqiptare dhe rezultatet e arritura në të gjitha aspektet e këtij procesi. Qeveria shqiptare është shprehur e zotuar për firmosur me Komisionin Evropian, hyrjen e Shqipërisë në “Schengen”, para pushimeve të verës, për të nisur më pas përgatitjet zyrtare për integrimin e vendit në BE, duke filluar nga vjeshta e ardhshme me marrjen e statusit të vendit kandidat.
...