E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha mbledhje me strukturat e Partisë Demokratike

Kryeministri Berisha njëherësh dhe kryetar i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një mbledhje me strukturat e Partisë Demokratike të Qarkut të Tiranës, për organizmin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Pas mbledhjes për interesin e mediave Kryeministri Berisha u shpreh:

"Së pari ishte një  mbledhje nga fjala e parë tek e fundit teknike, së dyti ishte menaxhimi i entuziazmit të madh që ka përfshirë bazën e Partisë Demokratike, strukturat, mbështetësit e saj  dhe optimizmi i tyre për një fitore të thellë, fitore të shkëlqyer të 23 qershorit.

Pyetje:  Z. Kryeministër,  Partia Socialiste  ka ndryshuar kursin tashmë, çfarë vlere ka tani votimi I tre ligjeve?

Kryeministri Berisha: 3 ligjet janë pengu me të cilat Edi Rama mori statusin e vendit kandidat. Qeveria dhe mazhoranca kompletoi të gjitha reformat, me të cilat u bë e mundur që Komisioni Europian të rekomandojë statusin.  Edi Rama i bllokoi ato me votat e tij vetëm e vetëm që Shqipëri të mos marrë statusin. Tani siç njoftuan burimet më zyrtare të Brukselit nuk ka më kohë për tu bërë raport për Shqipërinë, për tua paraqitur ministrave. Pasi u sigurua se nuk do të behët raporti për statusin, i përdori këto për të hedhur hi syve qytetarëve shqiptarë, duke thënë i votoj si votoj, po i votoj  si votoj, por e vërteta është se po nuk i votoi. Ato do ti votojë sovrani me një votë plebishitare me Referendum pas fitores  dhe gjatë mandatit të ardhshëm të Partisë Demokratike".


05/04/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›