E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha niset tё dielën për nё Azerbajxhan, për tё marrë pjesë nё Forumin Ekonomik Botëror

Kryeministri Berisha do tё niset tё dielën pёr nё Azerbajxhan, ku do tё marrё pjesё nё Forumin Ekonomik Botёror, me temё “Dialogu strategjik mbi tё ardhmen e Kaukazit Jugor dhe Azisё Qendrore”, qё zhvillohet mё 7-8 prill nё kryeqytetin azer, Baku. 

Forumi Ekonomik Botёror ёshtё njё event i rёndёsishёm, ku debatohen sfidat ekonomike botërore, duke angazhuar politikёbёrёs, pёrfaqёsues të institucioneve më të mëdha financiare, të korporatave të mëdha, mediave, etj.

Kryeministri Berisha do t’i drejtohet pjesёmarrёsve nё sesionin plenar tё pasdites dhe do tё fokusohet nё zhvillimet ekonomike nё Shqipëri, reformat fiskale dhe administrative të ndërmarra pёr njё klimë sa më tё favorshme pёr biznes dhe investime, si dhe potencialet qё Shqipëria ofron pёr investitorët, veçanërisht nё fushën energjetike, nё burime natyrore etj. 

Gjatë qëndrimit nё Baku, Kryeministri Berisha do tё zhvillojё njё takim me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe me Kryeministrin Artur Rasi-zade. Gjatë kësaj vizite do të nënshkruhet marrëveshja "Për bashkëpunim ekonomik, industrial dhe teknologjik" midis qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Azerbajxhanit.

Kryeministri Berisha do tё vizitojë gjithashtu kompaninë shtetërore tё naftës SOCAR dhe do tё takohet me presidentin e saj Rovnag Abdullayev.


06/04/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›