E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr ngushëllime nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, zoti Jakup Krasniqi

Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh ngushëllimi nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, zoti Jakup Krasniqi.

Në telegram ndër të tjera thuhet:

“I nderuar Zoti Sali Berisha,

Ju shkruaj për t’ju shprehur ngushëllimet e mia më të afërta dhe të sinqerta për humbjen tragjike të një numri të qytetarëve të Shqipërisë nga shpërthimet në depon e municioneve në fshatin Gërdec.

Kjo tragjedi me përmasa kaq të mëdha për popullin shqiptar ka shkaktuar emocion dhe keqardhje të thellë tek unë personalisht dhe tek mbarë qytetarët e Kosovës.

Institucionet dhe populli i Kosovës po e ndjekin me shqetësim këtë ngjarje të dhimbshme në Shqipëri dhe janë gati të ofrojnë çdo ndihmë që varet prej tyre.

Duke ju shprehur solidaritetin e plotë të Institucioneve të Kosovës në këto momente të hidhura për Ju dhe Shqipërinë, ju lutem pranoni, I nderuar Zoti Berisha, së bashku me ngushëllimet, sigurimet e konsideratës sime më të lartë”. 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›