E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave akordon një ndihmë financiare prej 2 milionë lekësh për familjet e viktimave në Gërdec


Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin qarkullues për dhënien e një ndihme financiare prej 2 milionë lekësh për familjet e viktimave të shpërthimit të Gërdecit. Ky vendim hyn në fuqi menjeherë.  


“Familjeve të viktimave do t`u jepet një ndihmë prej 2 milionë lekësh dhe ky vendim duhet të hyjë në fuqi menjëherë. Sot duhet të jetë një vendim qarkullues dhe shpenzimet e ceremonisë së varrimit do të merren përsipër nga qeveria”, u shpreh Kryeministri Berisha.


Gjitahshtu Kryeministri tha se duhet të rritet përkujdesi ndaj banorëve të Gërdecit të strehuar në dy kovaleshencat në Durrës.    
“Të rritet përkujdesi në dy konvaleshencat. Unë i vizitova dje, ata ishin në kujdes të plotë, por sidoqoftë një kujdes më i madh duhet treguar ndaj tyre. Aty ishin siguruar shërbimi mjekësor dhe shërbimin me psikologë, pasi ka një traumë psiqike shumë e thellë edhe tek ata që nuk kishin humbur njerëz”, tha Kryeministri Berisha.     

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›