E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Është një moment i rëndësishëm për të dëshmuar solidaritetin me banorët e Gërdecit


Kryeministri Berisha u bëri thirrje sot qytetarëve punonjës të kontribojnë sipas mundësisë në numrat e llogarive të hapur në ndihmë të banorëve të Gërdecit.   
“Personalisht do të kontribuoj me një rrogë mujore familjare. Kush të mundet të kontribuojë në këtë fond përt qytetarët e Bashkisë së Vorës. Është një moment i rëndësishm për të dëshmuar solidaritetin me ta”, u shpreh Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së Komisionit të Emergjencës Civile. 
Kryeministri theksoi se shumë kompani kanë ofruar ndihmën e tyre në të gjitha aspektet.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›