Kryeministri Berisha merr ngushëllime nga Presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso
Presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Kryeministrit Sali Berisha për ngjarjen e Gërdecit.
“I dashur z. Kryeministër,
Mësova për shpërthimin e tmerrshëm të municionit në depon e fshatit Gërdec, të shtunën, ku humbën jetën nëntë persona dhe u plagosën 300 të tjerë.
Në emër të Komisionit Europian dhe në emrin tim personal më lejoni t`ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe t`ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave.
Komisioni Europian është i gatshëm të mbështesë Shqipërinë pas këtij incidenti tragjik.
I Nderuar z. Kryeministër, ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta”.
Hose Manuel Barroso