E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Koordinatoren e PNUD-it znj Gulden Turkoz-Cosslett dhe përfaqësuesen e Bankës Botërore Znj. Camille Nuamah

Kryeministri Berisha prit sot një takim koordinatoren e PNUD-it në Shqipëri, zonjën Gulden Turkoz-Cosslett dhe përfaqësuesen e Bankës Botërore  Zonjën Camille Nuamah.

Zonjat Turkoz-Cosslett dhe Nuamah i shprehën ngushëllimet Kryeministrit Berisha për humbjen e jetëve njerëzore, në ngjarjen e Gërdecit, si dhe ofruan ndihmën e institucioneve të PNUD dhe Bankës Botërore për familjet e prekura nga shpërthimi.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha i njohu zonjat Turkoz-Cosslett dhe Nuamah me situatën aktuale si dhe me masat e ndërmarra nga qeveria, për pastrimin sa më shpejt të territorit dhe bërjen e tij sa më të sigurtë, në një kohë të shkurtër.

Gjithashtu, kryeministri u shpreh se po ndërmerren masa për vlerësimin e dëmeve të shtëpive të banimit dhe të bizneseve të zonës si dhe për lehtësimin  e traumave psikologjike dhe shpirtërore te të dëmtuarve.

Kryeministri i njohu gjithashtu me mbledhjen e Komisionit Ndërministror të Emergjencave Civile, i cili po operon me shpejtësi për përballimin me efikasitet të situatës.

Kryeministri Berisha kërkoi  nga institucionet e PNUD dhe të Bankës Botërore ndihmë dhe mbështetje, në mënyrë të veçantë për rikonstruksionin e shtëpive, shkollave dhe infrastrukturës së zonës.

Gjate takimit, Kryeministri Berisha siguroi se do të ketë një hetim të plotë të ngjarjes nga Prokuroria e Përgjithshme.

Zonjat Gulden Turkoz-Cosslett dhe Camille Nuamah u interesuan për fushat ku PNUD dhe Banka Botërore mund jepnin ndihmën e parë, si dhe shprehën interesimin e tyre  per llogaritë bankare te hapura nga qeveria, pasi shume qytetare te huaj kane shprehur dëshirën e tyre për te kontribuar ne ndihme të familjeve te viktimave dhe të të dëmtuarve nga tragjedia.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›