Kryeministri Berisha merr një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës George W. Bush
Në një komunikim për shtyp, Zëdhenësja e Kryeministrit, znj Juela Meçani bëri të ditur se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush i ka dërguar një mesazh të përzemërt Kryeministrit Berisha, me rastin e marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO. Në këtë mesazh thuhet:
“I dashur Sali!
Faleminderit Miku im që erdhe në Zagreb.
Më shijoi dreka jonë dhe me të vërtetë u gëzova tek ju këqyrja Ju, pas pranimit tuaj në NATO, në Rumani.
Urime për punën Tuaj të mirë që keni bërë!
Me urimet më të mira për Ju dhe familjen Tuaj,
Sinqerisht
George Bush"