Kryeministri Berisha merr një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Koresë Lee Myung-bak
Kryeministri Berisha mori një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Koresë, zoti Lee Myung-bak, me rastin e rizgjedhjes së tij në detyrën e Kryeministrit.
Në këtë mesazh, Presidenti korean shprehet:
“Shkëlqesi,
Në emër të qeverisë dhe të popullit korean, dua t’Ju shpreh ju urimet më të ngrohta për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Shqipërisë.
Sinqerisht besoj se me udhëheqjen tuaj të spikatur, keni demonstruar plotësisht se do të vazhdoni të përmbushni përgjegjësitë e rëndësishme të detyrës suaj dhe do ta udhëhiqni vendin tuaj drejt prosperitetit.
Jam gjithashtu i bindur se marrëdhëniet koreano-shqiptare do të forcohen edhe më shumë gjatë mandatit tuaj të dytë.”
06/10/2009