Kryeministri Berisha merr pjesë në Konferencën e "The Economist"
Sot, Kryeministri zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe të biznesit vendas e të huaj, në një nga seksionet e konferencës ekonomike, oganizuar për herë të parë, në Tiranë, nga grupi prestigjoz "The Economist", me synim shkëmbimin e ideve për zhvillimin e biznesit në Shqipëri.
Bashkëbisedimi përfshiu shkëmbimin e mendimeve në lidhje me prioritetet dhe sfidat kryesore të qeverisë shqiptare, rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformat ekonomike, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe impakti i integrimit të vendit në BE.
Duke folur për objektivat, prioritetet dhe rezultatet e punës së qeverisë, Kryeministri, ndër të tjera, theksoi:
"Dëshiroj të falenderoj me shumë mirënjohje organizatorët e The Economist Conference, Bankën Reiffeissen dhe të gjithë sponsorët e tjerë të organizimit të kësaj konference, e cila për Shqipërinë përbën një ngjarje madhore kombëtare. Gjithashtu të falenderoj të gjithë pjesëmarrësit, të cilët kanë ardhur në këtë konferencë për t'u njohur me potencialet, mundësite dhe shanset që u ofron Shqipëria.
Një vit më parë, ne shpallëm si objektiv madhor të qeverisë: Shqipëria vendi më tërheqës për investimet e huja në rajon e më gjërë. Duke shpalluir një objektiv të tillë nuk mund të ketë mëdyshje se kemi qenë të vëtëdijshëm për vështirësitë e realizimit të këtij objektivi ambicioz. Nëse ndalesh në historikun e këtij vendi, nuk mund të mos i përmbahesh në asnjë rrethanë këtij objektivi. Shqipëria, në dallim nga çdo vend tjetër i këtij kontinenti, hyri në vitet ‘90 si vendi i investimeve të ndaluara. Diktatori i këtij vendi, në dallim nga diktatorët e tjerë, angazhoi 36 për qind të buxhetit të shtetit për 20 vjet me radhë për të ndërtuar bunkere dhe tunele, në një kohë kur analogët e tij ndërtonin hotele dhe apartamente. Në këto kushte, Shqipëria duhet të mendojë të pamendueshmen, të imagjinojë të paimagjinueshmen, në mënyrë që ky vend të bëhet vendi më tërheqës për investitorët vendas dhe të huaj. Kjo përbën emergjencë kombëtare.
Në programin tonë ne kemi shpallur zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit demokratik dhe të të drejtave e lirive themelore të individit si një kusht për të patur një shtet demokratik në këtë vend; përmirësimin e shtetit ligjor dhe rivendosjen e tij si parakushtin e suksesit të të gjitha reformave në Shqipëri; zhvillimin e shpejtë dhe të balancuar në ekonomi me objektin Shqipëria vendi më tërheqës për investimet dhe investitorët.
Për të arritur këto objektiva ne e kemi angazhuar vendin në një seri reformash të thella. Sot, në mbarë vendin, sensi i ligjit predominon. Vendimet e gjykatave, pavarësisht nga çmimi i tyre, zbatohen me korrektesë. Është bërë një shqyrtim tërësor i vendimeve që binin ndesh me ligjin dhe janë amenduar ato. Të gjitha vendimet merren në përputhje me ligjet demokratike të vendit.
Suksese reale janë shënuar në luftën me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar. Jo vetëm një vit më parë, por edhe sot, kur jeni nisur nga vendet tuaja mund të ketë patur kolegë që ju kanë thënë pse shkoni në Shqipëri, a ndjeheni të sigurtë? Unë kam kënaqësinë t'ju siguroj se Shqipëria është një vend realisht i sigurtë. Të gjitha grupet dhe organizatat kriminale të vendit janë vendosur para ligjit. Kjo ka ndodhuhr edhe me bosët e tyre, të cilët janë arrestuar kudo ku kanë qenë në Shqipëri, Itali, Turqi etj.. Nuk mund të kishte paqe për ta. Kjo bëri që lufta kundër krimit të organizuar të jehojë faktin se Shqipëria është një vend i sigurtë.
Kam kënaqësinë t'ju informoj se këtë vit turizmi është rritur me 1/3 dhe, të jem i sinqertë, nuk kemi bërë një promocion ndërkombëtar të madh, sepse donim, para së gjithash, të siguronim që Shqipëria të ishte një vend i sigurtë për çdo shtetas shqiptar e të huaj që jeton këtu apo do të vizitonte Shqipërinë.
Kemi patur suksese të qarta në luftën kundër trafiqeve kriminale. Janë shkatërruar klanet kryesore të drogës. Kam shumë kënaqësi të them se paratë e krimit tani janë zëvendësuar me kreditin bankar, i cili ka njohur një rritje me një kurbë më të pjerrët se në çdo vend tjetër.
Investimet në Shqipëri, në mënyrë të padiskutueshme, i pengoi për vite të tëra kleptokracia e instaluar. Ndaj dhe ne shpallëm luftën me tolerancë zero ndaj korrupsionit, këtij kanceri për vendin. E nxorëm tërësisht administratën jashtë konfliktit të interesave. Amenduam ligjin për të rritur transparencën e prokurimeve. Vendosëm standartet perëndimore në përdorimin e parave publike nga administrata. Shkurtuam në mënyrë drastike aparatin e institucioneve në përputhje me premtimin për një qeveri të vogël. Dhe rezultatet në luftën kundër këtij kanceri janë të dukshme. Në qershor të këtij viti ia dolëm të paraqesim në parlament një buxhet të dytë, i tëri rezultat i luftës kundër korupsionit, administrimit më të mirë fiskal dhe luftës kundër kontrabandës. Ia dolëm të ulim me 25 për qind koston e prokurimeve publike në vend për shkak të hapjes së garës dhe të pjesëmarrjes masive të kompanive në këtë garë. Ia dolëm të shkurtonim me 40 për qind shpenzimet operative të administratës dhe ju siguroj se nuk ka patur asnjë pengesë në përmbushje të të gjitha detyrimeve zyrtare nga punonjësit e kësaj administrate. Nuk mund të përdoren paratë publike për qëllime personale dhe private. Në luftën kundër korrupsionit ne kemi vendosur të ndërmarrim një përpjekje të re, të thjeshtojmë dhe të ulim koston e procedurave administrative. E ritheksoj se është një kancer dhe lufta me kancerin është gjithnjë një luftë e vështirë, është e mundshme. Unë jam i sigurtë se ne do ta fitojmë atë.
Shqipëria sot është në një pozicion krejt tjetër, se i tillë është edhe Ballkani. Marrëdhëniet miqësore kanë zëvendësuar qendrimet e mëparshme të vendeve të rajonit ndaj njëri-tjetrit. Po bëhen pëprpjekje serioze për të intensifikuar bashkëpunimin. Ballkani, pas zgjidhjes së statusit të Kosovës, jam i bindur se do të ecë me shpejtësi të madhe drejt stabilitetit dhe proceseve të integrimit. Vendet e tij do të nënshkruajë së shpejti një marrëveshje në Bukuresht që do ta shndërrojë atë në një zonë të tregtisë së lirë. Ballkani përbëhet nga vende të vogla që kanë nevojë jetike për hapësirën e tregut të njëri-tjetrit.
Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian. Ne po punojmë me seriozitet për zbatimin e neneve të kësaj marrëveshjeje. Jemi angazhuar në reforma të thella të Forcave të Armatosura dhe të tjera politike për të marrë ftesën në samitin e parë të zgjerimit të NATO-s. Kredencialet e vendit po lartësohen gjithnjë e më shumë.
Ne jemi të vendsour të bëjmë çdo përpjekje që ju të gjeni këtu parajsën për investimet tuaja. Në këtë kontekst, kem ndërmarrë revolucionin fiskal me një qëllim: instalimin e taksës së sheshstë në nivelin më të ulët të Evropës. Ky është zotimi ynë. Unë kam bindjen se ju jeni shumë më të shkëlqyer në investime se unë dhe qeveria ime. Ndaj dhe dëshiroj që ju të investoni në këtë vend, ndonëse ju siguroj se qeveria po bën përpjekje të mëdha për të investuar në infrastrukturë, në rrugë, në telekomunikacion, në teknologjinë e informacionit dhe në të gjitha fushat që janë të rëndësishme për biznset tuaja.
Nismë tjetër shumë e rëndësishme është "Shqipëria një euro". Së pari, "Shqipëria një euro" është një apel miqësor drejtuar biznesit rajonal dhe ndërkombëtar për të dëshmuar përkushtimin e madh të autoriteteve të këtij vendi për praktikat më lehtësuese ndaj jush. Ajo nuk është thjesht një apel, por edhe një shans dhe ofertë reale. Ne do t'i ofrojmë investitorëve të huaj tokën për të ndërtuar fabrika, uzina, spitale, hotele, shkolla, mbi bazën e një procedure tranparente dhe konkurence të ndershme, me 1 euro; mundësi për të hapur banka me 1 euro; për të nisur ndërtimin e hidrocentraleve apo për të hapur minierat me 1 euro dhe një seri shërbimesh të tjera me 1 euro. Duke patur parasysh se koha është më e çmuar, ne jemi të angazhuar që këtë nismë ta quajmë të kompletuar kur ta shndërrojmë "1 euro-në 1ditë".
Nesër do të nënshkruaj me ambasadoren e SHBA-së dhe drejtuesit vendorë të Agjencisë Amerikane të Ndihmës marrëveshjen në kuadrin e pragut të mijëvjecarit për ndërtimin e institucionit të "One Stop shop" dhe ngritjen e Ombutsman-it të prokurorimeve publike të përbërë nga shoqëria cvile dhe një seri praktikash të tjera që do të përmirësojnë administrimin fiskal dhe doganor të vendit.
Ne jemi të angazhuar të zgjidhim në mënyrë përfundimtare çështjet e titujve në Shqipëri. Lufta kundër estralegalitetit ddhe informalitetit janë dy drejtimet themelore. Kur erdhëm në pushtet ne gjetëm një Shqipëri estralegale shumë më të madhe sesa ajo legale. Gajtë kësaj kohe kemi instaluar procesin e legalizimit me ndihmën dhe ekspertizën e Hernando de Soto-s, të Institutit për Liri dhe Demokraci, me ekspertizën më të çmuar në planet për luftën kundër ekstralegalitetit. Kemi ristruktuar Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të pronave dhe ju siguroj se Shqipëria së shpejti do të jetë vendi i titujve të qartë e të sigurtë. Ndonëse aktualisht nuk ka pengesa për ju.
Gjithashtu po punojmë me intensitet me moton "Shqipëria në moshën e internetit". Kur shikon përqindjen e penetrimit të IT-së në shoqërinë tonë, kjo është e papranueshme dhe natyrisht një fakt negativ. Ajo që është pozitive është se mundësia është reale që këtë përqindje të penetrimit ta shumëfishosh me shpejtësi. Ministria përkatëse ka përgatitur një reformë të thellë në këtë drejtim. Shqipëria do t'i kapërcejë me shpejtësi problemet e trashëguara në fushën e IT-së. Për këtë janë vendosur lidhje me Microsoft-in.
Kam kënaqësinë tju bë të njohur se ish guvernatori i Pensilvanisë, Tom Ridge është këshilltari i qeverisë sime jo vetëm për probleme të sigurisë, por edhe për reformat në tërësi dhe në veçanti të teknologjisë së informacionit.
Të nderuar të pranishëm,
Motoja jonë është reforma, reforma dhe vetëm reforma në mënyrë që realisht ta shndërrojmë Shqipërinë në vendin më tërheqës më të sigurtë për investimet tuaja."