E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me komunitetin shqiptar në Greqi

Para largimit të tij nga Athina, Kryeministri Berisha pati një takim me qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Kryeministri zhvilloi një bashkëbisedim të ngrohtë dhe miqësor me ta për çështje të ndryshme të jetës dhe punës së tyre në shtetin fqinj.

Nder të tjera, në fjalën e tij, kryeministri Berisha u shpreh:

"Është një nder shumë i madh për mua, është një kënaqësi, është një krenari e veçantë t'ju takoj ju sot. Theksova krenari sepse në të gjitha takimet e mia këtu si me presidentin Papulias, kryeminisrin Karamanlis, kryetaren e Parlamentit Benaki, kryetarin e opozitës zoti Papandreu, afaristë të shumtë dhe sipërmarrës të shumtë që unë takova, dje, u shprehën me vlerësimet më të mëdha me falenderimin më të sinqertë për të gjithë kontributin tuaj të çmuar që këni dhënë. Ata natyrisht u shprehën për vendin e tyre , por kjo është e vërtetë njëlloj për të dy vendet, sepse ju gjatë kësaj periudhe me mundin, me djersën me sakrificën tuaj, jeni shndërruar në një faktor të fuqishëm të zhvillimit të Shqipërisë, por keni dhënë një kontribut të madh dhe të pamohueshëm që kombi grek dhe qeveria e vendit mik ua njeh ju në zhvillimin dhe në punërat e mëdha të këtij vendi.

Unë jam shumë krenar për ju, për pozicionin dinjitoz që ju keni zënë në shoqërinë e këtij vendi, për aftësitë e mëdha që keni dëshmuar gjatë këtyre viteve për të ndërtuar të ardhmen tuaj, të fëmijëve tuaj, sikundër dua tu siguroj se mbetem gjihnjë thellësisht i detyruar të bëj çdo përpjekje që mundi dhe kontributi juaj në Shqipëri të bëhet gjithnjë e më i madh. Në takimet e sotme u përqëndrova tek disa aspekte të jetës suaj këtu. Sëbashku me kryemkinistrin Karamanlis dhe qeveritarë të tjerë grekë diskutuam problemin e pensioneve tuaja dhe jam shumë oprtimist dhe kam shumë besim se në frymën e miqësisë dhe mirëkuptimit të madh që ekziston, ky problem do të shkojë drejt zgjidhjes shume shpejt. Diskutuam gjithashu për dyqytetarinë, e mirëpres atë plotësisht, dhe dua tu them se të marrësh qytetarinë e vendit ku jeton, nuk përbën aspak cënim të patriotizmit dhe as të dashurisë për vendin tënd, përkundrazi është një akt , një përpjekje për të fituar me dinjitet të gjitha të drejtat që meriton në vendin ku jeton, punon, shkollon fëmijët dhe kjo është një gje shumë pozitive, unë e mbështes këtë dhe e diskutova në të gjithë spektrin politik.

Qeveria shqiptare është shumë e interesuar që të zgjerohet vendi dhe kontributri juaj në zhvillimin e Shqipërisë. Disa përpjekje shumë serioze bëra në drejtim të biznesit. Në çdo hap shtrohet pyetja, pse ta bëjmë këtë vetëm për emigrantët dhe mos ta bëjmë për të gjithë edhe për miqtë e tyre, edhe për kolegët e tyre dhe në këtë kontekst ne po shkojmë duke vendosur realisht në Shqipëri standartet më të lira të investimit, për shqiptarët dhe të huajt. Vetëm një proces revolucioni fiskal me të cilin ne synojmë që Shqipërinë ta bëjmë vendin me nje nivel të vetëm taksash, me nivelin më të ulët në Europë. Kemi hequr taksat për makineritë e importuara për bizneset. Për sa i përket ardhjes nw vendin tuaj,ju do të hyni dhe do të dilni nga Shqipëria si të gjihë qytetarët shqipëtarë që jetojnë në Shqipëri apo jashtë saj.

Me presidentin Papulias diskutuam probleme të mësimit të gjuhës amtare nga fëmijët tuaj. Ekziston vullnet i plotë që atyre t'u mundësohet zhvillimi i orëve suplementare për të mësuar gjuhën shqipe.Shumë më tepër do të bëjmë ne si qeveri me tekset shkollore dhe mjete të tjera në mënyrë që fëmijët tuaj të mos humbasin gjuhën e nënës dhe të vazhdojnë kështu siç janë sepse unë nga informacionet që kam, di se ata kanë rezultate të shkëlqyera në shkollat greke dhe janë nga më të mirët. Ky është një eveniment shumë i rëndësishëm për ju, po njëkohësisht edhe për të gjithë ne.
Qeveria shqiptare wshtw e angazhuar në një kurs të thellë reformash . Së pari dhe para së gjithash me një betejë me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Krimi i organizuar shqiptar i ka bërë dëme të jashtëzakonshme vendit. Ka dhunuar në mënyrë të paparanuieshme të drejtat e qytetetarëve , ka diktuar vendime të padrejta, ka larguar investimet e huaja dhe shqiptare nga vendi. Për këtë do të ketë vetëm ligj dhe ne kemi shpallur që në fillim se sado ti kushtojë Shqipërisë kjo luftë, Shqipëria është e gatshme të paguajë çmimin për ta shndërruar vendin në një vend të qetë dhe të sigurtë për qytetarët e saj dhe ata të huaj.Në një vit mund tu them se të gjitha grupet dhe organizatat kriminale të vendit janë vendosur para drejtësisë. Anëtarët dhe bosët e tyre dhe kështu do të ndodhë. Shqipëri është dhe do të jetë një vend i sigurtë. Kjo ka patur një efekt imediat shumë të madh tek ardhjet në Shqipëri gjatë verës dhe në turizëm. Ardhjet e emigrantëve këtë verë kanë qenë 30 % më shumë se verën e kaluar dhe akoma më shumë kanë qenë ardhjet e turistëve të huaj dhe kjo përbën një ndihmë shumë të madhe për vendin dhe ekonominë e tij.

Ne jemi të angazhuar në një betejë shumë të ashpër kundër korrupsionit, këtij kanceri të vërtetë. Një progres i qartë është arritur, dhe vetëm duke luftuar korrupsionin ne ia dolëm të dërgojmë një buxhet të dytë në parlament në qershor. Patjetër që do të ulen dhe taksat, por ky është një proces i gjatë dhe ne jemi të përgatitur ta vazhdojmë këtë pa ndërprerje.Shqipëria duhet të dalë tërësisht jashtë sistemit të korrupsionit. Ne ecim drejt BE, ecim drejt atyre standarteve që gëzojnë qyetetarët e BE. Korrupsioni është një kancer i vërtetë, për të cilin jam shumë optimist se do ti japim një përgjigje të vazhdueshme derisa Shqipëria të normalizohet tërësisht në këtë aspekt.

Drejtim tjetër themelor i punës sonë janë refortmat e pronësisë. Do të zgjidhim çështjen e titujve të pronësisë. Po lëvizet në dy drejtime. Në drejtim të kthimit dhe kompesimit të pronave dhe në drejtim të legalizimeve. Procesi i legalizimit po ecën me një shpejtësi shumë më të madhe se sa çishte parashikuar dhe unë po ju them se qeveria do të disponojë të gjitha mjetet financiare dhe fizike për të kompensuar plotësisht pronarët për pronat e tyre.

Përpjekje të mëdha po bëhen në drejtim të teknologjisë së informacionit dhe arsimit. Shqipëria ka një shkalla teknologjie informacionit me të ultën që mund të ekzistojë. Por ju e dini që fëmijët tanë klikojnë me pasion të madh në interenet po ta kenë, ndaj dhe ne kemi vendosur që ta fusim interenetin në çdo shkollë, kemi vendosur gjithashtu që përveç kësaj ti japim mundësi për të marrë internet në bazë të gjerë çdo qytetari shqiptar që disponon telefonin fiks dhe të tjerëve. Pra jemi të vendosur, në një kohë sa më të shkurtër të rrisim shumë herë përqindjen e teknologjisë së informacionit në familjet shqiptare. Kjo është e domosdoshme edhe për të niveluar gjendjen sociale në këtë aspekt të fwmijwve e familjeve të varfëra me fëmijët e familjeve të tjera më të pasura. Kjo është e domosdoshme për të ushtruar dhe zhvilluar më tej intelektin e fëmijëve tanë.

Ne jemi të angazhuar në reforma të cilat synojnë edhe nje herë, Shqipëria më e lira, më e mira për investitorët e huaj. Shumë i vështirë është objektivi, por unë ju them se është absolutisht i mundshëm.

Në dhjetor të vitit që kaloi , kur unë i njoha bashkëbiseduesit e mi financiarë ndërkombëtarë me ambicien e qeverisë për të ecur drejt taksës së sheshtë ata dëshmuan një skepticizëm shumë të madh dhe një lloj oponence të hapur, por për shkak të arritjeve që pati qeveria gjatë muajve të saj në administrimin me ndershmëri të taksave dhe tatimeve, në takimin e fundit versioni i qeverisë u miratua plotësisht. Ne do ecim drejt saj , sikundër ne ndërrmorëm paketën "Shqipëria një euro" Pse e ndërrmorëm këtë paketë. Për arsyen se unë deri tani nuk di ndonjë vend që të ketë më nevojë jetike për investime të huaja se sa Shqipëria, sepse ju e dini që Shqipëria për 50 vjet me rradhë ishte vendi i investimeve të ndaluara. Ju e dini që edhe vende të tjera ish komuniste ishin dikatatura, por Tito psh merrte borxhe dhe ndërtonte hotele turistike, ndërtonte bregun Dalmat. Kurse Shqipëria i ndërtonte bunkerë pasuritë e saj. Ndaj dhe unë jam shumë i vendosur të bëjë çdo përpjkekje për të sjellë sa më shumë investime të huaja në Shqipëri, ndaj dhe ju keni një rol të jashtëzakonshëm, të pazëvendësueshëm, të vini vetë të investoni në Shqipëri, të sillni miqtë tuaj grekë të investojnë në Shqipëri. Shqipëria ka avantazhe të mëdha, por më të shkëlqyerin ka tregun e punës , krahun e punës, të ri, dinamik, të shkolluar të pregatitur për të punuar. Investitorët grekë duartrokitën mbrëmë,kur u thashë se askush më mirë se ju nuk e njeh punëtorin shqiptar, ndaj dhe ju ftoj që kursimet të vini ti investoni në Shqipëri dhe atje të punësoni familjarët tuaj, bashkëqytetarët tuaj, të punoni së bashku me ta, të sillni kolegët tuaj. Në këtë mënyrë ne shkëputemi nga ai armik, i cili nëse hedh një sy në histori, po të shikosh armiqtë e kombit, ky armik del i pari në distancë dhe është varfëria. Ne do të shkëputemi nga varfëria. Unë i kam kërkuar dhe i kërkoj Ministrisë së Jashtëme të thjeshtojnë në maksimum të gjitha shërbimet ndaj jush, sikundër mirëpres me kënaqësi të gjitha sugjerime dhe propozimet tuaja. Siguroj me kënaqësi se në asnjë moment, nuk jeni dhe niuk do të jeni të harruar, përkundrazi ne do të bëjmë çdo përpjekje që fjala juaj, zëri juaj, vota juaj, kontributi juaj të jetë i pranishëm në Shqipëri dhe për shqiptarët.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›