E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha merr pjesë në Konferencën e zhvilluar me rastin e 15 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në Konferencën e zhvilluar me rastin e 15 vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
 
Në këtë takim ishin të pranishëm Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, anëtarë dhe ish-anëtarë të kësaj gjykate, gjyqtarë, juristë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
 
Referuesit në këtë takim folën mbi punën dhe veprimtaritë kryesore të kësaj gjykate në këto 15 vite.
 
Gjykata Kushtetuese u krijua në vitin 1992 dhe përbëhet nga 9 anëtarë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›