Kryeministri Berisha merr pjesë në ceremoninë e betimit të Ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e betimit të Ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi dhe të ftuar të tjerë.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, z. Alibeaj bëri betimin përpara Presidentit të Republikës.