E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri pret një grup investitorësh italianë

Kryeministri priti sot një grup investitorësh italianë, përfaqësues të kompanive “ICQ Holding spa”, “Resitalia srl”, “Agricola Guidi” dhe “Gruppo Carli”, të cilët kanë prezantuar projektet e tyre në fushën e energjisë së rinovueshme dhe atë të agrobiznesit.

Përfaqësuesit e këtyre kompanive i kanë bërë me dije kryeministrit Berisha se projektet e tyre për hidrocentralin e Currajt dhe Gashit i kanë paraqitur për shqyrtin në Ministrinë e Ekonomikë, Tregtisë dhe Energjetikës. 

Krahas interesit për energjetikën e ujit, përfaqësuesit kanë shprehur interes edhe për energjetikën e erës dhe për prodhimin e saj nga përpunimi i mbetjeve urbane.

Një tjetër fushë ku ata i kanë kërkuar kryeministrit Berisha të operojnë është dhe ajo e agrobiznesit.

Kryeministri pasi është njohur me interesin e këtij grupi investitorësh, I ka falënderuar ata dhe u ka bërë një ekspoze të plotë të situatës politike dhe ekonomike në vend. Në fund të takimit kryeministri I ka garantuar se projektet e tyre do të shqyrtohen me rigorozitet krahas të gjitha projekteve të tjera të paraqitura për veprat hidrike dhe ato të erës. Kryeministri I garantoi gjithashtu se ligji i konkurrencës do të zbatohet me përpikmëri dhe se fitues do të jetë absolutisht projekti më i mirë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›