E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres hajdutet marrin 3 km kabell demtohet transformatori

Vjedhja e kabullit elektrik, në fshatin Rrashbull të Durrësit ka krijuar përsëri probleme me mungesën e energjisë elektrike.
Kjo ngjarje ka ndodhur gjatë natës, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur mbi rreth 3 kilometër kabull të linjës elektrike të tensionit të ulët në fshatin Rrashbull në rrethin e Durrësit, ndërsa kanë dëmtuar dhe transformatorin e nënstacionit elektrik
Si pasojë e këtij dëmtimi kanë mbetur pa energji elektrike mbi 1500 familje, duke krijuar një black-out në gjithë zonën
Një ngjarje e tillë në fshatin Rrashbull është përsëritur edhe herë të tjera, por ende nuk ka një zgjidhje për këtë problem.
Specialistët elektrik bëjnë të ditur se zënvendësimi i përcjellësit elektrik dhe dëmi i shkaktuar kërkojnë kohë për tu riparuar. Sipas tyre, zona do të qendrojë pa energji elektrike edhe në dy ditët e ardhshme.
Vjedhja është konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, por ende nuk ka asnjë të ndaluar.
Sipas Policisë së Durrësit, autor në vjedhje mendohet të jenë më shumë se katër persona, të cilët e kanë kryer këtë krim, me qëllim shitjen e telit për përfitime financiare.
Nga ana e policisë po punohet për indentifikimin e autorëve si dhe arrestimin e tyre, ndërsa materialet për këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale të "vjedhjes" dhe "shkatërrimit të rrjetit elektrik".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›