E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranes redukton personelin e administrates

Bashkia e Tiranës ka reduktuar numrin e punonjësve të disa ndërmarrjeve në varësi të saj me qëllim që tu sigurojë qytetarëve shërbim më efiçent dhe më shumë investime për kryeqytetin. Kjo është bërë me vendim të Këshillit Bashkiak datë 10 nëntor 2011.
Nënkryetarja e bashkisë,Jorida Tabaku sqaron për mediat se afro 300 punonjësit janë lajmëruar brenda afateve të përcaktuara në ligj.
Administrata e vjetër e Bashkisë së Tiranës kishte të punësuar rreth 2700 punonjës në të gjitha strukturat e saj. Kryebashkiaku Basha premtoi se nën drejtimin e tij Tirana nuk do të kishte një administratë të tejmbushur, por një administratë më të vogël dhe më efiçente me qëllim që paratë e qytetarëve të shkojnë për investime dhe jo për rroga që mbajnë në punë njerëz që kryejnë të njëjtat funksione.
Për këtë arsye në nëntor të vitit 2011, Këshilli Bashkiak ka miratuar ndryshimet në strukturat organizative të disa ndërmarrjeve të qytetit, të cilët kryenin mbivendosje funksionesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›