E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situatat epidemiologjike ne vend

Shkaqet për të cilat 21 vjeçarja humbi jetën në spitalin e Librazhdit po hetohen. Drejtori i Politikave Shendetesore, Pëllumb Pipero sqaron se “megjithëse dyshohet për një infeksion bakterial, kjo do të vërtetohet nga përgjigjia e analizave”. Ndërkohë, Pipero thekson se ky rast ishte i vetëm dhe në këtë zonë të vendit nuk ka asnjë situatë epidemiologjike.
Por vendi është në prag të epidemisë së gripit. Vetëm javën e fundit janë shënuar 14 mijë persona të prekur. Në këtë situatë speicalistët u bëjnë apel qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm dhe të konsultohen me mjekët në kohë, pasi virozat e kësaj stine po shoqërohen dhe me komplikacione të rënda. Për këtë arsye, mjekët këshillojnë, që të gjithë të prekurit nga virozat, kryesisht fëmijët dhe të moshuarit të marrin mjekimin me recetë nga mjekët dhe të mos e nderpresin atë, pasi jo në pak raste infesionet e pakuruara plotësisht janë rikthyer. Po kështu ata sqarojnë se kjo peridhë shënon dhe pikun e përhapjes së infekisoneve virale, ndaj dhe këshillojnë vaksinimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›