E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherbimet e Komisariatit te Policise se Kombinatit perplasen me arme me nje grup grabitesish

Shërbimet e Komisariatit numër 6 të Policisë së Tiranës arrestojnë mes plumbash në afërsi të Kombinatit një prej tre pjesëtarëve të një bande grabitësish të makinave.
Ngjarja është regjistruar në të gdhirë të së mërkurës kur shërbimet e komisariatit kanë shkuar për të verifikuar informacionin për vjedhjen e një mjeti tip “Golf”, në zonën që njihet si rruga e ambulancës.
Dy prej tre autorëve të vjedhjes kanë hapur zjarr në drejtim të forcave të policisë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar nga uniformat blu. Shërbimet e policisë kanë reaguar menjëherë duke vënë në pranga një prej autorëve, të cilëit iu sekuestrua dhe një sasi droge, ndërsa dy të tjerët u shpallën në kërkim.
Oltion Caca, nga Kruja, u transferua për në ambjentet e izolimit të sigurisë së lartë në drejtorinë e policisë së qarkut, ndërsa oficerët e Komisariatit të Policisë së Kombinatit janë duke bashkëpunuar me kolegët e Krujës për kapjen e dy pjesëtarëve të tjerë të bandës së grabitësve.
Aksioni i mëngjesit të së mërkurës ishte i treti i zhvilluar për goditjen e bandave plaçkitëse në 3 ditët e fundit nga komisariati numër 6 i Policisë në Kombinat. Shërbimet e komisariatit mundën të bllokonin një motor të vjedhur në Yzberisht, ndërsa shpallën në kërkim autorin Ardjan Halili.
Në pranga kanë rënë edhe dy vëllezërit Alfred dhe Emiljano Bajrami, gjithashtu të akuzuar për vjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›