Kryeministri Berisha merr pjesë në çeljen e Iftarit të parë të muajit të Ramazanit
Kryeministri Berisha me ftesë të Kryetarit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, mori pjesë sot në ceremoninë e çeljes së Iftarit të parë të muajit të Ramazanit. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm, personalitete të larta të shtetit, trupi diplomatik i akredituar në Tiranë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri.