E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendëskryeministri z.Gazmend Oketa merr pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit Fiera del Levante

Zëvendëskryeministri z.Gazmend Oketa ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit Fiera del Levante në Bari të Italisë. Z. Oketa shoqërohej dhe nga ambasadori shqiptar në Romë, z.Llesh Kola.

Në këtë ceremoni morën pjesë dhe përshëndetën Presidenti i Rajonit të Puglias z.Nichi Vendola, Kryetari i Provincës së Barit z.Vincenzo Divella, dhe Kryetari i Bashkisë së Barit z. Michele Emiliano, si dhe presidenti i Fiera del Levante z.Cosimo Lacirignola, të cilët folën mbi rëndësinë dhe mundësit për zhvillim të rajonit të Puglias dhe bashkëpunimin e këtij rajoni me vendet fqinje.

Një përshëndetje të veçantë bëri Kryeministri italian z.Romano Prodi, i cili i pasi i uroi z.Gazmend Oketa mirëseardhjen në këtë panair, foli mbi rëndësinë e politikave për zhvillimin ekonomik dhe rajonal që po ndërmerr qeveria italiane. 

Gjatë shtrëngimit të duarve me Kryeministrit Prodi, z.Oketa i ripërsëriti atij ftesën për të vizituar vendin tonë, ftesë të cilës z.Prodi iu përgjigj me shumë kënaqësi. Më pas, z.Oketa i shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë në Romë z.Llesh Kola, pati një drekë pune më presidentin e Fiera del Levante, përfaqësues të rajonit të Puglias dhe Ministrin e Turizmit të Malit të Zi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›