E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr pjesë në çeljen e ekspozitës me vepra të piktorit kosovar Muslim Mulliqi

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha mori pjesë sot, në çeljen e ekspozitës me vepra të piktorit kosovar, të gjysmës së dytë të shekullit të shekullit të XX, zotit Muslim Mulliqi, i cilësuar si piktori më i madh i  Kosovës dhe themelues i shkollës së artit në Prishtinë.

Në përshëndetjen e mbajtur me këtë rast, kryeministri Berisha e vlerësoi piktorin Mulliqi, një prej kolosëve më të mëdhenj, të arteve pamore të botës shqiptare, në të gjitha kohërat.

Kryeministri ftoi përfaqësuesit e institucioneve kulturore të Shqipërisë dhe të Kosovës që të intensifikojnë veprimtari të tilla, për tu bërë të njohur shqiptarëve, pasuritë  e mëdha, visaret mahnitëse kulturore që ky komb disponon.

Në këtë eveniment merrnin pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, zoti Memli Krasniqi, Ministrja në detyrë e Turizmit, Kulturës, Rinise dhe Sporteve të Shqipërisë, zonja Suzana Turku, pedagogë dhe studentë të arteve të Kosovës, familjarë të piktorit Mulliqi, si dhe të ftuar e artdashës.

Duke folur për piktorin Muslim Mulliqi, kryeministri Berisha u shpreh:

Sot, është një ngjarje shumë e veçantë, pasi së bashku inaugurojmë këtë një ekspozitë, me vepra të njërit prej kolosëve, më të mëdhenj të arteve pamore të botës shqiptare të të gjitha kohërave, zotoi Muslim Mulliqi.

Muslim Mulliqi në jetën  e tij, relativisht  të shkurtër ia doli të përfaqësojë gjeninë krijuese të kombit tonë, në mënyrën më dinjitoze, më të arrirë. Ai në veprën e tij paraqiti realitetin, i cili e frymëzonte atë, paraqiti ëndrrën e tij, paraqiti qëndresën, luftën e popullit të tij, me një mjeshtëri, me një nivel artistik të pashoq.

Sot, në këtë galeri ne do të kënaqemi me veprat e tij. Muslim Mulliqi ka qene disa here para artdashësve të Tiranës, sikundër edhe para artëdashëve të vendeve te ndryshme te Evropës. Por sa më shumë, zotërinj ministra, që këto vepra të krijuesve tanë të paraqiten para artdashësve, aq më shumë i afroheni ju, një realiteti, i cili do të mund të quhej botë krijuese shqiptare që është një e pandare sepse e tillë është kultura e popullit tonë.

Në këtë aspekt, në këtë rrafsh, unë do tu inkurajoja ju që të shpeshtoni, të intensifikoni këto veprimtari, me të cilat ju u bëni të njohur shqiptarëve pasuritë e mëdha, visaret mahnitëse kulturore, që ata kanë dhe disponojnë.

Sot, vepra e Mulliqit paraqitet me e madhe se kurrë dhe kohërat do të bëjnë atë, gjithnjë e më të madhe, sepse një poet dhe njëkohësisht piktor i madh, ndoshta më i madhi i kombit të tij, William Blake thotë diku: Kombet rrënohen ose lulëzojnë, kur atyre ju rrënohet ose ju lulëzon poezia, piktura, muzika. Kombi qëndron dhe sot Kosova është e lirë sepse atij i lulëzon arti, muzika, letërsia dhe ne kete aspekt veprat e Muslim Mulliqit janë në kurorën e këtij lulëzimi.

Edhe njëherë ju falënderoj shumë për këtë iniciativë të shkëlqyer dhe ju ftoj ta vazhdoni me intensitetin më të madh.


06/04/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›