Presidenti Topi priti sot Kreun e ri të Misionit të Asistencës së Bashkimit Evropian në Shqipëri, “EURALIUS III”, Joakin Urias Martinez &nb

7 prill 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, priti sot në Presidencë në një takim të veçantë, Kreun e ri të Misionit të Asistencës ligjore të Bashkimit Evropian në Shqipëri, “EURALIUS III”, Joakin Urias Martinez, i cili shoqërohej nga zëvendësi i tij, Xhanluixhi Pratola dhe ekspertë të tjerë të këtij misioni.
Pasi u uroi mirëseardhjen, Presidenti Topi shprehu konsideratat më të larta për misionin asistues ligjor të Bashkimit Evropian, “EURALIUS”, i cili, me punën disa-vjeçare në Shqipëri ka dhënjë një kontribut shumë të rëndësishëm, duke ndikuar në veprimtarinë e institucioneve shqiptare të drejtësisë, në reformimin e kuadrit ligjor si dhe për përmirësimin e veprimtarisë së sistemit të drejtësisë në Shqipëri, për ta bërë atë më efikas, më profesional dhe sa më afër standarteve evropiane të dhënies së drejtësisë.
Duke vlerësuar angazhimin e Bashkimit Evropian për të vazhduar mbështetjen për reformën në drejtësi në vendin tonë me misionin e ri “EURALIUS III”, si dhe duke nënvizuar se Shqipëria është një vend aspirues për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Presidenti Topi u shpreh se përballë synimeve të tilla, jemi të vetëdijshëm për nevojën që modeli ynë i shtetit të së drejtës duhet të jetë sa më afër atij të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit vlerësoi se “projekti i ‘EURALIUS-it’ ështe një hap i rëndësishëm i mëtejshëm në përpjekjet për të konsoliduar pushtetin gjyqësor në Shqipëri, duke qenë se beteja për drejtësi është e përditshme dhe universale.”
Gjithashtu, Kryetari i Shtetit theksoi në takim se reformimi i sistemit të drejtësisë në përgjithësi, dhe atij gjyqësor në veçanti, është një nga sfidat që ka Shqipëria në procesin e integrimit të saj euroatlantik. “Sistemi i drejtësisë është shtylla bazë e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit të së drejtës. Si i tillë, suksesi apo dështimi i tij ka si rezultat të drejtpërdrejtë suksesin apo dështimin e vetë modelit të shtetit dhe të institucioneve demokratike që ne duam të ndërtojmë”, u shpreh Presidenti Topi, duke theksuar më tej se “Përmirësimi i veprimtarisë së pushtetit gjyqësor nuk është thjesht një kusht për integrimin e Shqipërisë, por, është një sfidë për vetë shoqërinë shqiptare, duke e parë si një vlerë të rëndësishme që duam të arrijmë dhe jo thjesht si një detyrim ndaj demokracive ku dëshirojmë të integrohemi”.
Presidenti Topi shprehu bindjen me këtë rast se projekte dhe raporte të tilla bashkëpunimi, si “EURALIUS-i”, inkurajojnë proceset reformuese të drejtësisë dhe zgjidhjet e problemeve me të cilat përballet gjyqësori si rritja e pavarësisë dhe profesionalizmit, lufta kundër korrupsionit, çështja e imunitetit, e pronave, etj., dhe se shkëmbimi i eksperiencave me partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë, të cilët vijnë nga vende me përvoja të sistemeve të konsoliduara, funksionale, të pavarura dhe profesionale të drejtësisë, do të ndikojnë dukshëm në ndarjen dhe ekuilibrin e pushteteve. Në këtë kuadër, Presidenti Topi vuri në dukje probleme të shfaqura me vonesat në miratimin e ligjeve të rëndësishme për drejtësinë, plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë e Kushtetuese, etj
Ndërsa duke u ndalur në veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kryetari i Shtetit vuri në dukje faktin që ky Këshill është shprehur publikisht e në unison për heqjen e imunitetit të gjyqtarëve, që duhet të pasohet nga ndryshime kushtetuese dhe ligjore.
Nga ana e tij, Shefi i ri i misionit “EURALIUS III”, pasi vlerësoi rolin e rëndësishëm të Presidentit Topi në përmirësimin e veprimtarisë së sistemit të drejtësisë në Shqipëri, vuri në dukje si mjaft pozitive eksperiencën e Shqipërinë në bashkëpunimin me misionet e Bashkimit Evropian. Zoti Martinez, duke theksuar se takimet e “EURALIUS III” dhe ekspertëve të huaj do të vijojnë bashkëpunimet e ngushta me të gjithë drejtuesit dhe ekspertët shqiptarë të drejtësisë, u shpreh se do të ndiqen nga afër nevojat dhe problematika me të cilën përballet aktualisht drejtësia shqiptare, në interes të forcimit e konsolidimit të sistemit të drejtësisë në vend.
Bashkëbiseduesit vlerësuan më tej faktin që Misioni i asistencës së Bashkimit Evropian, “EURALIUS”, deri më tani ka kontribuar ndjeshëm për ngritjen e një drejtësie të pavarur nga politika, profesioniste, efikase dhe që rrisë besimin tek qytetarëve.