E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha merr pjesë në ceremoninë e inagurimit të Bankës "Imisanpaolo"

Sot pasdite, kryeministri Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të hapjes së bankës "Imisanpaolo" në Shqipëri. Në ceremoni ishin të pranishëm drejtues të grupit "Imisanpaolo" dhe të bankave të tjera, ministra, përfaqësues të trupit diplomatik, investitorë etj.

Duke përshëndetur këtë ceremoni, kryeministri Berisha tha se inagurimi i Bankës Imisanpaolo është një ngjarje e shënuar jo vetëm për tregjet financiare shqiptare, por për të gjithë ekonominë e vendit. Kjo ngjarje u shpreh kryeministri, tregon besimin që një nga institucionet kryesore financiare të Italisë, dëshmoi ndaj ekonomisë shqiptare. Kryeministri e vlerësoi si një ogur të mirë, faktin që në sistemin bankar shqiptar shtohet një emër kaq prestigjoz si i Bankës "Imisanpaolo" Në këtë kontekst, theksoi kryeministri, kjo ngjarje dëshmon edhe diçka tjetër shumë të rëndësishme, faktin që ekonomia shqiptare ndonëse e re, është ekonomi me një entuziazëm të lakmueshëm. Brenda një harku 10 mujor, tha në vazhdim kryeministri, u hapën dy banka të mëdha italiane, në Shqipëri, Banka e Zhvillimit e Pulias dhe banka "Imisanpaolo" .

Kryeministri Berisha theksoi në fjalën e tij se qeveria shqiptare do të bëjë çdo përpjekje për të garantuar një ecuri të sigurt të bankave në Shqipëri, për të mbrojtur veprimtarinë e tyre nga informaliteti dhe faktorë të tjerë të papërshtatshëm.

Qeveria, nënvizoi kryeministri, krahas disa masave të shpallura dhe që do të hynë në fuqi gjatë muajit korrik, po punon për një paketë të dytë masash shumë të rëndësishme, në mënyrë që Shqipëria të shndërrohet në vendin më tërheqës për investimet e huaja.

Kryeministri Berisha garantoi investitorët e huaj dhe ata vendas se qeveria shqiptare do të mbështesë me të gjithë potencialin e saj, veprimtarinë e tyre investuese, me qëllim që Shqipëria të jetë vendi i lehtësirave të mëdha për investitorët.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›