Kryeministri Berisha zhvillon një takim me presidentin e grupit "Filanto", Antonio Filograno
Sot pasdite, kryeministri Berisha u takua me presidentin e grupit "Filanto", zotin Antonio Filograno, i shoqëruar nga drejtori gjeneral Antonio Sabato dhe administratori në Shqipëri z. Paulin Radovani.
Kryeministri Berisha i njohu invenstitorët me përpjekjet e qeverisë shqiptare për përmirësimin e klimës së biznesit si dhe me masat e marra në këtë drejtim, qw përfshijnë uljen e çmimit të energjisë elektrike, uljen tarifave për sigurimet shoqërore, eleminimin e barrierave burokratike, etj
Gjithashtu, kryeministri i njohu përfaqësuesit e grupit Filanto me arritjet më të fundit të qeverisë në luftën me tolerancë zero, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si një kusht thelbësor për tërheqjen e investitorëve të huaj.
Nga ana e tij, zoti Filograno e falenderoi kryeministrin Berisha për mikëpritjen dhe për takimin e ngrohtë që iu rezervua. Ai shprehu vlerësimin e tij për hapat e ndërrmarra nga qeveria, duke i vlerësuar si hapa shumë të rëndësishme që nxisin investitorët e huaj të kthejnë sytë nga Shqipëria.
Gjithashtu, zoti Filograno e njohu kryeministrin me projektin për zgjerimin e aktivitetit të grupit Filanto në zonën e Pukës dhe dyfishimin e numrit të punëtorëve në qytetet ku ata kanë investuar si në Vlorë , Shijak, Tiranë, Shkodër etj,