Kryeministri Berisha takohet me presidentin e Bankës "Imisanpaolo", Enriko Salza
Sot pasdite, kryeministri Berisha zhvilloi një takim me presidentin e Bankës "Imisanpaolo", Enriko Salza, me rastin e hapjes së kësaj banke në Shqipëri. Në takim mernin pjesë përfaqësues të bankës "Imisanpaolo", të shoqëruar nga ambasadori italian në Tiranë, Massimo Ianucci.
Kryeministri Berisha u shpreh se prania e bankes "Imisanpaolo" në Shqipëri përbën një eveniment me rëndësi në zhvillimin ekonomik të vendit.
Kryeministri e njohu zotin Salza me masat e ndërrmarra nga qeveria shqiptare në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit, si dhe me arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për ta kthyer Shqipërinë në një vend ku investitorët e huaj të investojnë me lehtësi dhe të ndihen të sigurt.
Presidenti i grupit "Imisanpaolo", zoti Enriko Salza theksoi se prania e këtij investimi në Shqipëri synon të jetë një konkurencë reale dhe një shtyllë e rëndësishme për ekonominë shqiptare.
Gjithashtu, zoti Salza u shpreh se vlerësonte arritjet e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe hapat për lehtësimin e kushteve për biznesin.
Kryeministri Berisha i garantoi investitorët italianë për mbështetjen e qeverisë shqiptare në drejtim të rritjes së investimeve të tyre në vendin tonë.