E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, Kryeministri Berisha përshëndeti dy zhvillime të rëndësishme për sistemin universitar në Shqipëri, atë të dyfishimit të numrit të studentëve të pranuar, si dhe hapjen e Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës. Kryeministri u shpreh se rritja e numrit të studentëve realizoi një detyrim madhor të qeverisë, duke u dhënë mundësi këtyre të rinjve, ti japin formë ëndrrës së tyre për arsimim universitar.

Ndër të tjera, në fjalën e tij, Kryeministri Berisha theksoi:

"Më të rëndësishme në këtë ditë janë universitetet, të cilat nisin punën me dy zhvillime madhore. Zhvillimi i parë është numri i atyre që pranohen në universitete, në një vit të qeverisjes sonë, po shkon drejt dyfishimit dhe mendoj se kjo përben një detyrim madhor, që tu lejojmë të rinjve të punojnë për ëndërrën e tyre, studimin universitar. Zhvillimi i dytë do të thosha shumë madhor ishte hapja sot e universitetit të Durrësit. Unë isha aty i pranishëm. Drejtuesit e tij, pedagogët kanë bë një punë të shkëlqyer, gjithashtu komuniteti i biznesit ka ndihmuar shumë dhe meriton përgëzimet më të mëdha, por e rëndësishme është që realisht në Durrës u shënua një fillim në standarte ndërkombëtare, si në kurrikula, në staf, etj. Aty shërbejnë njerëz të shkolluar që kanë dhënë mësime në universitete e perëndimit dhe tani kontribojnë aty. Janë bërë përparime në teknoligjinë e informacionit. U inagurua një universitet në moshën e intenetit, por janë reformat ato, të cilat bëjnë të mundur ndryshimin. Në rastin konkret reforma në arsim. Përpjekjet për të realizuar pranimet jashtë korrupsionit, liberalizimi i tyre, apo zhvillimi i maturës shtetërore i pa cënuar nga korrupsioni.

Duke vlerësuar rolin jetik të reformave për shoqërinë, Kryeministri Berisha theksoi situata paraelektorale në të cilën ndodhet vendi, nuk duhet të pengojë procesin e këtyre reformave. Duke u ndalur tek marrëveshja mes dy partive, zoti Berisha u shpreh se megjithëse opozita po përpiqet të pengojë thelbësisht zbatimin e marrëveshjes, mazhorancës i takon të dëshmojë seriozitet ndaj asaj që është firmosur.

Më tej, kryeministri u shpreh:

Ne jemi në situatë paraelektorale, por kjo situatë nuk do të pengojë dhe nuk duhet të pengojë procesin e reformave. Ky është interes jetik i shoqërisë. Opozita po përpiqet të pengojë thelbësisht zbatimin e marrëveshjes. Në çdo takim që bëhet do të nxjerrë nga një gjë të re që më shëmbëllejnë me skorrjet e vjetra. Nuk ka vullnet, ka frikë se e sheh veten kurban i zgjedhjeve.Çfarë na takon ne? Ne na takon të dëshmojmë seriozitetin ndaj asaj që kemi firmosur. Nuk mund që të mos dalë në dritën e diellit "pengmarrësi" . Për ta nxjerrë në dritën e diellit "pengmarrësin", ju ftoj zoti Topi që të gjithë deputetët, këtu, të firmosin për ato ndryshime kushtetute dhe tia dorëzojnë me firma zotit Beja, për Kommisionin e ligjeve dhe të Kushtetutës, dhe ai të paraqitet sa më shpejt në Parlament.Çfarë amendimesh të tjera duhen, çfarë ndryshimesh të tjera duhen? Nuk janë vetëm këto. Është gjithashtu dhe neni që do të parashikojë se mandati i të sapozgjedhurve do të jetë 4 vjecar. Le të bëhemi ne nismëtarë. I ftoj përsëri të bashkohen në këtë përpjekje, por ne do të procedojmë. Marrëveshjen, e kemi nënshkruar për ta zbatuar dhe ta faktojmë. Tani ka dalë problemi i certifikatave. Opozita ka 60 % të pushtetit vendor. Askush nuk e përdor certifikatën skarco, i cilësdo parti qoftë. Ne e kuptojmë fare mirë se në historine politike të pluralizmit, kjo është opozita e pare që nuk do zgjedhje.

Nuk ka asnjë rast në librat e politologjisë që opozita të thotë të shtyhen zgjedhjet. Kjo ndodh vetem për faktin se e dinë që nuk zgjidhen më. Le ti mbledhim ato firma, dhe tu faktojmë të gjithë qytetarëve se atë marrëveshje që këta zotërinj e kërkuan, e quajtën dhe fitore, tani zmbrapsen dhe përpiqen ta pengojnë.

Në përfundim, kryeministri Berisha, njoftoi se parlamenti do të zhvilloi një seancë të veçantë, në të cilën do të dënohet regjimi më barbar dhe çnjerëzor që ka njohur Evropa, ai i komunizmit. Në vijim , kryeministri Berisha u shpreh:

"Sot në parlament është një ngjarje shumë e madhe. Sot parlamenti me përgjegjësi të madhe dënon në emër të së ardhmes të shqiptarëve, regjimin më barbar, më çnjerëzor, që mbarë Europa ka njohur, pas Luftës së Dytë Botëriore, dënon shndërrimin e pjesës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, në sklllevër të një sistemi barbar dhe të pashpirt. Dënon ekzekutimin, burgosjen, internimin, persekutimin, torturën e më shumë se 25 % të shqiptarëve. Ky kapitull përbën kapitullin më të hidhur të historisë sonë kombëtare, më të dhimbshmin. Uroj që opozita të bashkohet, çka nuk është e sigurët sepse kur zoti Meta ishte kryeministër, riktheu portretet e barbatrit në zyrat e shtetit, sepse Edvini u rrit duke lustruar në atelienë shtetërore bustet e diktatorit. E dini se ku banon sot Edvini? Në shtëpinë muze në Pezë. Duke shndërruar në hotel shtëpinë muze, për shkak të lidhjeve të tmerrëshme deri në subkoshiencë që ka me modelin. Dhe ky është banori i vetëm në Evropë që fle në muzeum."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›