Kryeministri Berisha merr pjesë në pritjen e organizuar nga Bordi i Drejtorëve të Fondit Shqiptaro - Amerikan të Ndërmarrjeve dhe Fondacionit Shqiptaro - Amerikan të Zhvillimit

Kryeministri Berisha mori pjesë dje në mbrëmje në pritjen e organizuar nga Bordi i Drejtorëve të Fondit Shqiptaro - Amerikan të Ndërmarrjeve dhe Fondacionit Shqiptaro - Amerikan të Zhvillimit.
Pritja, e cila është kthyer në një traditë të festimit të sukseseve të veprimtarisë 1 vjeçare të Fondacionit, mblodhi në mjediset e pallatit të Brigadave drejtues dhe anëtarë të Bordit Fondit Shqiptaro - Amerikan të Ndërmarrjeve, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, drejtues dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në vend, ambasadori amerikan, zoti Aleksandër Arvizu, përfaqësues të tjerë trupit diplomatik të akredituar, përfaqësues të biznesit, si dhe shumë miq dhe të ftuar të tjerë.
Kryeministri Berisha përshëndeti të pranishmit, duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimet për Fondacionin shqiptaro-amerikan të ndërmarrjeve, për rolin dhe kontributin e rëndësishëm që ka dhënë ky fondacion në ndryshimet rrënjësore të ndodhura në Shqipëri.
Duke e vlerësuar veprimtarinë e Fondacionit si një histori të shkëlqyer suksesi, kryeministri, u shpreh se ky sukses qëndron para së gjithash në respektin, dashurinë dhe përkushtimin e drejtuesve dhe punonjësve të këtij Fondacioni, të cilët me punën dhe përpjekjet e tyre e bënë këtë, një fond misionar të vërtetë.
Kryeministri u shpreh se ky event merr një domethënie dhe më të madhe, ashtu si çdo ngjarje tjetër që festohet në prag të 100 vjetorit të pavarësisë. Me këtë rast, kryeministri i uroi fondacionit suksese edhe më të mëdha dhe garantoi se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka për të lehtësuar, për të përmirësuar dhe për të inkurajuar në vazhdimësi biznesin në këtë vend, si dhe klimën e tij.
Në përshëndetjen e rastit, kryeministri Berisha u shpreh:
Në një traditë të shkëlqyer të fondacionit për të festuar suksesin e veprimtarive njëvjeçare, unë jam këtu për tu përcjellë ju, përshëndetjet më të përzemërta dhe mirënjohjen time më të thellë për punën e shkëlqyer që keni bërë.
Majkëll, ju u përpoqët të eksploronit rrënjët e suksesit tuaj në Shqipëri, por e devijuat të vërtetën. E vërteta është se ky sukses qëndron para së gjithash dhe mbi të gjitha në respektin, dashurinë dhe përkushtimin e një grupi burrash dhe grash të shquar, të aftë, të emëruar nga qeveria e SHBA-ve dhe presidenti i SHBA-ve në krye të këtij fondacioni. Në këtë aspekt ju jeni një fond sipërmarrje, por jeni dhe një fond misionar i vërtetë. Dhe më rikujtoni mua ato përpjekje të mëdha të bashkëqytetarëve tuaj të bëra në fillimet e shtetit shqiptar, në një prej vendeve më të pazhvilluara të botës, për ta ndihmuar atë për të dalë në dritë.
Burra dhe gra të vokacioneve të ndryshme profesionale u bënë avokatë të shkëlqyer të kombit tim dhe promotorë të zhvillimit në fusha nevralgjike. Disa prej tyre shkruan libra ndër më të shkëlqyerit për shqiptarët dhe Shqipërinë. Por librin më të madh po e shkruani ju bordi i Fondit Shqiptaro-amerikan dhe me projektet e panumërta që keni realizuar këtu.
Unë jam dëshmitar i një historie të jashtëzakonshme suksesi të këtij Fondi, i themeluar nga presidenti Klinton më një kapital fillestar rreth 30 milion dollar, por një kapital të cilin ju e shumëfishuat me një shpejtësi të madhe dhe e adresuat në sektorët më nevralgjikë dhe më të vështirë.
Ju u bëtë pionierë të vendosjes së tregjeve bankare në Shqipëri. Krijuat shkollën bankare ne Shqipëri me institucionin tuaj dhe ajo u bë një histori suksesi e njohur kudo dhe u ble me kënaqësi të madhe nga një gjigand i Evropës, San Paolo IMI.
Unë u ndala tek banka, por ashtu siç theksuat ju projektet tuaja janë të shtrira në të gjitha fushat dhe ne të gjitha fushat janë një histori e vërtetë suksesi. Janë një sukses në modernizimin e këtij vendi. Cilido që hyn në Shqipëri gjen aty një aeroport jo gjigand, por një bizhu të vërtetë. Të gjitha policitë kufitare të botës i gjejnë shqiptarët me dokumenta nga më modernët të identifikimit. Keqardhja ime është vetëm një, që kjo histori e madhe suksesi nuk është bëre njohur aq sa çe meriton. Dhe sot ne jemi mbledhur në këtë pritje për të festuar veprimtarinë një vjeçare tuajën, pasi inauguruam Parkun logjistik, i cili me të vërtete është një gjenerator gjigand i punësimit të shqiptarëve. Ndërtimi me një koncept nga më të avancuarit do të jetë inkurajim i madh për investitorët nga e gjithë bota për të ardhur dhe për të investuar në Shqipëri. Me një potencial prej 20 mijë vende pune, jam i bindur se në vitet që vijnë do të ketë nevojë për zgjerim. Ndaj dhe mbetet profetik parashikimi i Mekenzit që lugina Tiranë –Durrës do të jetë një Shenzhen i ri në Evropë, themelet e të cilit i hodhëm që sot.
Qeveria është thellësisht e interesuar që ti asistojë biznesit. Një nga shërbimet më të mëdha që kemi bërë dhe bëjmë është qëndrimi ynë ndaj sistemit fiscal. Për investitorët amerikanë ose ata nga e mbarë bota me fillimin e ndërtimit të parkut logjistik, me heqjen e TVSH për makineritë e importuara përbën natyrisht mesazhin më pozitiv për ta.
Dhe njëherë më lejoni tu siguroj të dashur sipërmarrës se qeveria ime mendon se paratë më të vlefshme janë në kontot tuaja. Kjo jo se qeveria nuk ka nevojë për para, por se paratë në kontot tuaja gjenerojnë vende pune shumë më tepër se sa në kontot e qeverisë
Të dashur miq,
Do ta mbyll fjalën time duke theksuar se ne festojmë sot në vitin e 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar. 100 vite të shkuara kanë qene vite marrëdhëniesh të shkëlqyera, kanë qenë vite në të cilat shqiptarë kanë kapërcyer vështirësi nga me të mëdhatë që ndonjëherë kanë venë në diskutim dhe ekzistencën e tyre. Po rata ia kanë dalë. Çështja e tyre ka qënë e drejtë dhe ka ,merituar dhe fituar mbështetjen e vendit dhe të kombit tuaj të madh.
Dhe njëherë shumë sukses në vitin që vjen dhe në ditët që vijnë.
10/10/2012