E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Shaqiri proteston per lenien jashte ekipit ne kampionatin europian

Mund të jesh trajner shumë i suksesshëm, mund të kesh marrë medalje ndërkombëtare me sportistët e tu dhe të kesh aktualisht një medaliste bronzi europiane për të rritur dhe një medalist argjendi po europian, veçse për të rinj.

E pas gjithë këtyre nuk mund ta fitosh të drejtën që të jesh pjesë e ekipit kombëtar të peshëngritjes që merr pjesë në kampionatin europian.

Ky është fati (apo pafatësia) e Hektor Shaqirit, trajnerit të Romela Begajt dhe Daniel Godellit, i cili nuk është nisur për të Rusi ku do të zhvillohet Europiani.

Sportistët e tij përbëjnë gjysmën e përfaqësueses së këtij sporti që do të garojë në qytetit rus të Kazanjit. Çfarë ndodh?

Trajneri i njohur shpreson që të paktën të ketë vend për të në kampionatin botëror në fund të këtij viti dhe në olimpiadën e vitit të ardhshëm në Londër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›