E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha mirëpriti sot në një takim Ambasadorin e ri të Moldavisë në vendin tonë, zotin Vaçeslav Madari. Kryeministri Berisha i uroi zotit Madari mirëseardhjen në

Kryeministri Berisha mirëpriti sot në një takim Ambasadorin e ri të Moldavisë në vendin tonë, zotin Vaçeslav Madari.

Kryeministri Berisha i uroi zotit Madari mirëseardhjen në vendin tonë, si dhe suksese në misionin e tij diplomatik. Duke vlerësuar nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve, Kryeministri Berisha dhe Ambasadori moldav ndanë të njëjtin vullnet për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat, veçanërisht në atë ekonomike.

Ambasadori moldav i përcolli Kryeministrit Berisha urimet e Presidentit dhe Kryeministrit të Moldavisë. Ai vlerësoi progresin e Shqipërisë, veçanërisht në arritjen e firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe për sinjalin e dhënë nga Samiti i Rigës për procesin e integrimit të vendit në NATO. Duke theksuar faktin se Moldavia është në fillimet e saj në këto procese, Ambasadori moldav shprehu nevojën e mbështetjes së Shqipërisë në këtë drejtim, përmes shkëmbimit të përvojës së ekspertëve.

Kryeministri Berisha përgëzoi përpjekjet e Moldavisë në drejtim të proceseve integruese, në mënyrë të veçantë pjekurinë dhe maturinë e treguar për zgjidhjen e problemeve etnike, si një kontribut për paqen dhe stabilitetin në vend dhe më gjerë.

Kryeministri Berisha dhe Ambasadori i ri Moldav Madari diskutuan edhe për zhvillimet rajonale, veçanërisht për Kosovën, duke ndarë të njëjtin mendim se pavarësia e Kosovës është e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›