E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha mori pjesë në Samitin e Partive Popullore Europiane,në Lisbonë

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në Samitin e Partive Popullore Europiane që po zhvillon punimet në Lisbonë, në prag të Samitit të BE-së për traktatin e ri europian. Në këtë takim mernin pjesë ndër të tjerë dhe kancelaria gjermane Angela Merkel, Presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso, Presidenti i Parlamentit Europian Hans Gert Petering,si dhe të gjithë Kryeministrat e qeverive të qendrës së djathtë të vendeve të Bashkimit Europian. Gjatë drekës së punës së këtij Samiti u diskutua gjerësisht mbi traktatin e ri të Bashkimit Europian.

Kryeministri Berisha shkëmbeu mendime me të gjithë homologët dhe në veçanti uroi fituesit e zgjedhjeve, Kryeministrin grek Kostas Karamanlis, Presidentin ukrainas Viktor Jushçenko dhe Kryeministren e ardhshme të Ukrahinës, Jualia Timoshenko.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›