E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ndërpret punimet e samitit të NATO-s, mbërrin në Shqipëri

22-05-2012 / Gazeta 55

Priten vizita në familjet e viktimave të aksidentit tragjik 

UPDATE- Kryeministri Sali Berisha mbërriti pak minuta më parë në aeroportin e Rinasit, pas kthimit me urgjencë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shefi i ekzekutivit vendosi të ndërpresë punimet e samitit të NATO-s në Çikago, për të qenë pranë familjeve të viktimave të aksidentit tragjik të Himarës. Me vendim qeverie dita e sotme është shpallur Ditë Zie, për të nderuar studentet që humbën jetën fatalisht, në lule të rinisë. 

Pritet që kryeministri Berisha të vizitojë fillimisht të plagosurat në Spitalin Ushtarak, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Elbasanit, për të ngushëlluar familjet e prekura nga kjo tragjedi.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›