E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ndjek premierën e filmit dokumentar kushtuar tribunit të lirisë Azem Hajdari, në 10 vjetorin e vdekjes së tij

Sot në mbrëmje, Kryeministri Berisha mori pjesë në shfaqjen e premierës së filmit dokumentar “Azem, ti je gjallë”, në kinema “Imperial”, realizuar nga regjisori i mirënjohur Saimir Kumbaro, në 10 vjetorin e vdekjes së tribunit të lirisë Azem Hajdari.

Pas shfaqjes së filmit, Kryeministri Berisha vlerësoi se ky film dokumentar ishte i realizuar me shumë ndjenjë,  dashuri, përkushtim dhe me profesionalizëm të lartë nga Saimir Kumbaro, njëri prej dëshmitarëve dhe vëzhguesve më të vëmendshëm të atyre ngjarjeve të mëdha dhe një nga miqtë e heroit, tribunit të lirisë, Azem Hajdarit.

“Ishte me të vërtetë një film dokumentar i shkëlqyer, në të cilin u shpalos para publikut gjithë personaliteti i madh, virtytet dhe kontributi historik i tribunit të lirisë. Me këtë rast, përgëzoj autorin e këtij filmi dhe të gjithë ata që kontribuuan për këtë film dokumentar shumë të rëndësishëm”, tha Kryeministri Berisha.   

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›