Kryeministri Berisha në krah të Bollanos, del mbi Gjykatën
Gjykata e Vlorës e shpalli fajtor kryebashkiakun e Himarës, pas akuzave të Prokurorisë. Vendimi: 6 muaj burg, 500 mijë lekë gjobë dhe 3 vjet pa funksione publike
Vlorë - Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë e ka shpallur fajtor kryetarin e Bashkisë së Himarës për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ndërsa kryeministri Berisha e mbron në një deklaratë duke dalë mbi Gjykatën. “Interpretime dhe zbatime të ligjeve, të cilat mund të mbartin nuanca politike dhe arkaike, nuk i shërbejnë qëllimit të vendosjes së ligjit”, - thuhet në një reagimi zyrtar të kryeministrit të vendit, Sali Berisha, ndaj vendimit të Gjykatës së Vlorës për kryebashkiakun e Himarës, Vasil Bollano. Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave thuhet, ndër të tjera, se kryeministri mbetet “shumë i ndjeshëm ndaj respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të çdo qytetari, si dhe ndaj respektimit të plotë të pavarësisë së sistemit gjyqësor”. Bollano ishte akuzuar nga Prokuroria se hoqi tabelat në gjuhën shqipe në rrugën Qeparo-Llogora. Gjyqtari Shkëlzen Selimi lexoi vendimin, në të cilin veprimi i Bollanos konsiderohet i rëndë. Gjykata e dënoi Bollanon me 6 muaj burg, 500 mijë lekë gjobë dhe i hoqi për 3 vjet të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike.
Vendimi
Sipas vendimit të Gjykatës, për 3 vjet Bollano nuk mund të ushtrojë asnjë funksion administrativ që deri tani ia ka lejuar funksioni i tij si kryebashkiak i Himarës. Edhe në seancën përfundimtare Bollano nuk ishte i pranishëm, gjë që e ka përsëritur gjatë gjithë seancave të shkuara. Në seancën vendimtare mungoi edhe avokati i tij, Petraq Suri. Shkak për hetimin dhe më pas gjykimin në Gjykatën e rrethit të Vlorës është bërë një urdhër që është lëshuar prej kryetarit të Bashkisë, Vasil Bollano, në muajin tetor të vitit 2007 për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe, në aksin rrugor Qeparo-Llogora, gjë që, sipas Prokurorisë, ka sjellë një dëm prej rreth 2.1 milionë lekësh.
Këto tabela ishin vendosur në kuadrin e një projekti për zhvillimin e turizmit, i shtrirë përgjatë gjithë bregdetit, nga Vlora në Sarandë, i financuar nga Ministria e Transportit, Punëve Publike dhe Telekomunikacionit dhe nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve. Përmes këtyre tabelave evidentoheshin objektet me vlerë historike, arkeologjike e turistike të zonës, mes të cilave plazhi i Dhërmiut, kalaja e Himarës, kalaja e Porto Palermos etj. Gjatë fazës së hetimit Bollano ka pranuar se ka dhënë një urdhër për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe.
Seanca e kaluar
Pala mbrojtëse, e përfaqësuar nga avokati Petraq Curri, nuk ka mundur ta bindë trupin gjykues për pafajësinë e Bollanos për çështjen në ngarkim të tij, heqjen e tabelave në gjuhën shqipe nga Qeparoi deri në Himarë. Curri u shpreh seancën e kaluar se Prokuroria e kishte të pamotivuar akuzën e saj për konsum të veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkaktimit të dëmit material ndaj shtetit. Këtë të fundit avokati e justifikoi me magazinimin e tabelave pa u dëmtuar. Madje, avokati i Bollanos e cilësoi Prokurorinë si ksenofobe dhe të veshur me nota të theksuara nacionalizimi, nga ku dhe kanë nisur replikat e prokurorit të çështjes, Sokol Malaj. Malaj tha se nuk ka vend për shprehje të tilla në këtë gjykim, pasi kombësia e Bollanos është deklaruar kombësi shqiptare gjatë marrjes në pyetje. Pas këtyre replikave është mbyllur edhe seanca, ndërsa trupi gjykues njoftoi se vendimi do të jepej pas dy javësh.
22 Prill 2009