E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi, flet Bollano: “Gjyqi ndaj meje, politik dhe i stisur. Jam i pafajshëm”



Vetëm pak orë pas vendimit të Gjykatës së Vlorës reagon Vasil Bollano. “U bë mëse një vit që Gjykata dhe Prokuroria e Vlorës duan me patjetër të gjykojnë kryebashkiakun Bollano. Ky është një gjyq i stisur dhe politik nga njerëz që u shërbejnë segmenteve të caktuara ekonomike dhe politike. Pasi në bazë të asaj që shkruhet në Kushtetutën e Shqipërisë, si kryebashkiak unë kam të drejtë, në bazë të ligjit, të marr vendime, si ato dy që mora në territorin që kam në juridiksion të bashkisë që drejtoj”, - u shpreh Bollano vetëm pak orë pas vendimit që Gjykatës. “Vetëm një gjykatë dhe një prokurori e tillë mund të veprojë kështu dhe të kërkojë të bëj gjyq për një shkelje administrative, nëse do të shihej kështu. Prokurori i çështjes, Sokol Malaj, ka vepruar si person që u shërben segmenteve të caktuara ekonomike dhe politike, dhe me një nacionalizëm ekstrem, që në momentin që në pretencën e dhënë prej tij ka deklaruar se në urdhrat e mi ishte shkruar të hiqen me qëllim që të shkruhen në gjuhën greke”, - u shpreh Bollano. Ai shtoi se do t’i shkojë çështjes deri në fund në të gjitha instancat e gjykimit, derisa të dalë i pafajshëm.

22 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›