E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha, në një mesazh ngushëllimi për Kryeministrin Erdogan, dënon aktet terroriste në Stamboll

Kryeministri Berisha i ka dërguar një mesazh solidariteti, ngushëllimi dhe mbështetjeje Kryeministrit të Turqisë, zotit Recep Tayyip Erdogan, në të cilin dënon aktet e shëmtuara terroriste me vendosjen e bombave në Stamboll, me vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe plagosjen e shumë të tjerëve.

Duke shprehur dënimin më të ashpër për këto akte barbare, Kryeministri Berisha i shpreh Kryeministrit Erdogan dhe popullit mik turk solidaritetin më të madh, të plagosurve urimin për një shërim sa më të shpejtë dhe familjarëve të viktimave ngushëllimet më të sinqerta.

Kryeministri Berisha shpreh bindjen se autoritetet turke do t’i japin përgjigjen e merituar autorëve të këtij krimi të shëmtuar dhe këtyre akteve çnjerëzore.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›