Kryeministri Berisha nis një vizitë në Salzburg, ku do të marrë pjesë në Samitin e Kryeministrave të vendeve të Europës Juglindore
Kryeministri Berisha u nis sot për në Salzburg, për të marrë pjesë në Samitin e Kryeministrave të vendeve të Europës Juglindore
Të pranishëm në këtë samit do të jenë Kancelari i Austrisë Alfred Gusenbauer, Kryeministri i Bosnje – Hercegovinës Nikola Spiriç, Kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski,Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, Kryeministri i Rumanisë, KalinPopesku, Kryeministri i Moldovës, Zinaida Greceani, etj.
Në samit do të diskutohen cështje të zhvillimit dhe stabilitetit të vendeve të Europës Juglindore, forcimit të bashkëpunimit dhe nxitjes së dialogut mes këtyre vendeve.
Gjatë këtij samiti Kryeministri Berisha pritet të ketë edhe takime dypalëshe me homologë të vendeve pjesëmarrëse në samit.