E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha nis vizitën zyrtare në Estoni

Kryeministri Berisha nisi sot një vizitë dy ditore në Estoni, me ftesë të Kryeministrit Andrus Ansip.

Agjenda e Kryeministrit përfshin takime me personalitete të larta estoneze. Kryeministri Berisha do të takohet dhe ketë bisedime me homologun e tij Ansip, pas së cilës dy kryeministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri Berisha do të takohet me Presidentin Toomas Hendrik Ilves, kryetaren e parlamentit Ene Ergma, kryetarin e Komitetit parlamentar për Çështjet e Jashtme Sven Mikser dhe kryetarin e grupit parlamentar Estoni-Shqipëri Rain Rosimannus.

Gjatë qëndrimit në Tallin, Kryeministri do të ketë edhe një tryezë pune me përfaqësues të komunitetit të biznesit estonez, gjatë së cilës do të prezantojë zhvillimet ekonomike të vendit, reformat ekonomike dhe fiskale të ndërmarra nga qeveria dhe potencialet që Shqipëria ofron për investimet e huaja në fusha të ndryshme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›