E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha niset në Bruksel me ftesë të Komisionit të jashtëm të Parlamentit Evropian

Sot pasdite, kryeministri Berisha u nis për në Bruksel, me ftesë të Komisionit të jashtëm të Parlamentit Evropian. Kryeministri Berisha do të zhvillojë një seancë bashkëbisedimi me anëtarët e këtij Komisioni, në lidhje me Marrëveshjen e saponënshkruar të Stabilizim-Asociimit.

Gjatë vizitës në Bruksel, Kryeministri Berisha do të mbajë gjithashtu një fjalim në Senatin belg, me ftesë të Presidentes së këtij Senati, Znj. Anne-Marie Lizin.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›