E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha niset në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin e PPE

Kryeministri Berisha u nis sot, për në Bruksel (Belgjikë), për të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane (PPE), i cili do të zhvillohet në 1 mars.

Samiti bashkon kryetarë shtetesh dhe kryeministra, si dhe kryetarë të partive opozitare në Europë, anëtare të Partisë Popullore Europiane, të cilët do të diskutojnë zhvillimin e një qasjeje të përbashkët të EPP-së mbi çështje europiane, që i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian.  

Samiti do të moderohet nga Presidenti i PPE-së Wilfried Martens dhe pjesëmarrës në të janë Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, Kancelarja gjermane Angela Merkel, Kryeministri i Spanjë Mariano Rajoy, Kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker, Presidenti i Rumanisë Traian Basescu, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Suedisë Frederik Reinfeld, Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa etj., si dhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso.


29/02/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›