E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria do të dërgojë ekipe shëndetësore në Libi

- Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha kërkoi që të fillojë sa më parë procesi i ç’bunkerizmit të vendit

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha në kuadër të ndihmës që Shqipëria do të japë për popullin libian, kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë që në bashkëpunim me Ministrinë  e Mbrojtjes të përgatiten ekipe shëndetësore, me specialistet përkatës për tu dërguar në këtë vend.

* * *

Gjithashtu, në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha kërkoi që të fillojë sa më parë procesi i ç’bunkerizmit të vendit. Ky proces, nëpërmjet përcaktimit  të qartë të bazës ligjore do tu ngarkohet autoriteteve vendore, në mënyrë që ata vetë të përshtatin praktikat që atyre ju duken më të mundshmet, për realizimin e këtij procesi, sipas rrethanave të vendit.


29/02/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›