E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha niset ne France

Kryeministri Sali Berisha është nisur për një vizitë në Francë. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, kreu i qeverisë do të marrë pjesë në punimet e Kongresit e 20-të të Partive Popullore Europiane, i cili do të zhvillohet në Marsejë, në datat 7 dhe 8 dhjetor.
Në këtë Kongres do të diskutohet situata ekonomike në Evropë dhe çështja e forcimit politik dhe integrimit të mëtejshëm ekonomik, fiskal e social, si një përgjigje ndaj krizës ekonomike në eurozonë. Kryeministri do t’i drejtohet me një fjalë Kongresit në ditën e parë të punimeve të tij.
Kreu i ekzekutivit shqiptar gjatë ditës se dytë të Kongresit, do të marrë pjesë në samitin e kryetarëve të shteteve dhe kryeministrave të PPE-së, që i paraprin mbledhjes së Këshillit Evropian.
Gjatë kësaj vizite, kryeministri Berisha, do të takojë më datë 9 dhjetor homologun e tij francez, kryeministrin Francoise Fillon. Temë e bisedimeve do të jetë zhvillimi dhe fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe në lidhje me procesin e integrimit evropian.
Po ashtu, zoti Berisha në vijim të kësaj viziter do të takojë ministrin francez për Energjetikën, Eric Besson, si dhe do të vizitojë ekspozitën “Faqet e arta të fotografisë shqiptare”, e çelur në Paris, në Shtëpinë Evropiane të Fotografisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›