E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushqimet që ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve

Për të mbajtur dhëmbët e bardhë, dhe buzëqeshjen të shndritshme, duhet të bëjmë kujdes në atë cka hamë.
Nga amerika vijnë këshilla precize se cka të hamë për të mos prishur bardhësinë e dhëmbëve.

Është e vërtetë që shpesh ajo që hamë apo pimë tendon të zverdhë ose nxijë dhëmbët por ama ka dhe ushqime që na ndihmojnë ti zbardhim dhe ti mbajmë të shëndetshëm. Frutat dhe perimet si mollë, lulelakër,sedan falë mekanikes së tyre ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve gjatë përtypjes.

Jo vetëm kaq por duke stimuluar pështymën, këto ushqime mbrojnë nga acidet që dëmtojnë zmaltin e dhëmbëve. Prodhimet e qumështit ndihmojnë gjithashtu në pastrimin e dhëmbëve duke hequr gjatë përtypjes mbeturinat që mund të na kenë ngelur në gojë.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›