E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrja e Integrimit mirepret deklaraten e Keshillit te BE-se

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu përshëndet konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, për Ballkanin Përëndimor.

Këshilli vlerëson zhvillimet e fundit pozitive, bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës, ngritjen e Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore, ngritjen e grupit të punës për reformën e rregullores së Parlamentit, si dhe votimin e ligjeve me 3/5 nga opozita.

Në konkluzionet e Këshillit vlerësohen zgjedhjet lokale të majit si konkuruese dhe trasparente, duke inkurajuar vazhdimësinë e dialogut konstruktiv politik, për funksionimin e duhur të institucioneve demokratike.

Këto zhvillime pozitive thuhet në këtë deklaratë, duhet të ndihmojnë për të kapërcyer ngërcin që ka dominuar skenën politike në Shqipëri.

“Siç kuptohet qartë në konkluzionet e Këshillit, problemi i vetëm që ka penguar për 2 vjet me rradhë marrjen e statusit të vendit kandidat, pavarsisht pretendimeve boshe të kryetarit të Partisë Socialiste, i cili nuk pranon as sot përgjegjësitë e tij, ka qenë ngërci politik i krijuar nga mungesa e vullnetit të opozitës, për të votuar ligjet me 3/5, për t’u angazhuar në reformën zgjedhore dhe për të bashkëpunuar në plotësimin e 12 prioriteteve të BE-së”, vlerëson ministrja Bregu.

Sipas saj, nëse opozita nuk do të kishte refuzuar për 2 vjet rresht bashkëpunimin me maxhorancën për përmbushjen e kriterit politik, sot statusi i vendit kandidat do të ishte realitet.
Në konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm theksohet se BE-ja, mbetet e agazhuar për të mbështet Shqipërnë në procesin e integrimit evropian.

Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të garantuar vazhdimin e bashkëpunimit me opozitën dhe shoqërinë civile, me detyrimin madhor për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit dhe plotësimin e detyrimeve që sjell procesi i integrimit.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›